Basha: 1000 zyrtarë me vula në xhep si në Mesjetë! Ne do i eliminojmë

Basha: 1000 zyrtarë me vula në xhep si në Mesjetë! Ne do i eliminojmë

10:43, 26/02/2021
A+ Aa A-

Kryetari i PD dhe njëkohësisht kandidati për kryeministër i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha, gjatë vizitës në një biznes të madh prodhues në Durrës, iu tregoi sipërmarrësve shqiptarë se si do të ndryshojë për mirë situata e tyre pas 25 prillit me zbatimin e Programit “Shqipëria Fiton për Energjinë”.

Gjatë bisedës me pronarin e një fabrike në qytetin bregdetar që prodhon baraban për fibra optike, panele diellore etj., që prodhon dhe eksporton jashtë, Basha shpalosi në detaje angazhimet e tij dhe planin për të kthyer ekonominë dhe biznesin në rrugën e normalitetit dhe të rimëkëmbjes.

Lulzim Basha vërejti: "Njëmijë zyrtarë të shtetit që rrinë me vula në xhep. Turp i zotit. As në kohët e Tanzimatit s’ka qenë kështu. As në kohët e, ç’të them ?! As në Mesjetë nuk ka qenë.

Njëmijë zyrtarë të shtetit, funksionarë të shtetit mbajnë vula në xhep, që me çdo hap që hedh , me çdo frymë që merr, me çdo lugë që fut në gojë , thotë shteti prit. Prit këtu, prit aty. Lëre këtë autorizim aty. Gjëja e parë që do bëjmë është thjeshtimi i kësaj.

Energjia është prioritet, ka qenë prioritet prej dekadash, për çdo ekonomi që ka bërë përpara dhe çdo ekonomi që duhej të bëjë përpara, energjinë duhet ta ketë a, b, c-në. Duhet ta ketë bazament.  

Në qoftë se ti energjinë e ke në kolaps siç e kemi sot ne, harroje që mund të ecim përpara. Dhe ne kemi kolaps pikërisht për shkak të këtij mentaliteti dhe korrupsionit që dikton ky mentalitet. Saqë të thonë hajde të gjithë falu aty, nuk thonë kot. E dimë fare mirë.

Eliminimi i këtyre lejeve, këtyre autorizimeve, i këtyre zyrtarëve anonimë që vijnë vërdallë dhe ju pengojnë punën tuaj do jetë hapi jonë i parë në kuptimin e reformës shtetërore administrative," premtoi Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco