Rama sot e quan Nasip Naçon 'mik special', dikur e quanin 'katunar'

Rama sot e quan Nasip Naçon 'mik special', dikur e quanin 'katunar'

10:35, 26/02/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka zhvendosur fushatën elektorale në Berat ku gjatë një bisedë me drejtues të PS, deputetë, qytetarët dhe intelektualë të zonës kishte vendosur në krah të tij edhe si një “prurje të re”, edhe ish-ministrin e LSI Nasip Naço.

Pak kohë më parë Naço deklaroi kalimin nga LSI te PS dhe u zotua në krah të Blendi Klosit, se do të bëjë fushatë për një mandate të tretë të Edi Ramës. Ky i fundit deklaroi sot me Naçon përbri gjatë fushatës në Berat, se e konsideronte ish-ministrin dhe ish deputetin e LSI-së, “një mik special” të tijin dhe Rilindjes.

“Më vjen shumë mirë që jam këtu sot me disa prej kolegëve, dhe duke qenë se sot këtu bashkë me mua, me Blendin dhe kryetarin e Bashkisë është një mik special, pastaj do të jetë po kaq special sa të gjithë. Nasipi, që faktikisht është këtu si një deputet i kësaj zone, dhe si shprehje kuptimplotë e një fakti shumë të rëndësishëm në këndvështrimin tim, që në këtë zonë të çohen përpara projektet e nisura, për transformimin e të gjithë qarkut”, deklaroi Rama statusin e ri të Nasip Naços.

Por jo shumë kokë më parë, pikërisht në 11 prill të vitit 2018, në një mbledhje të Komisionit të Ligjeve, mes deputetit rilindas Alket Hyseni dhe deputetit të LSI në atë kohë, Nasip Naço, pati një debat shumë të fortë nga i cili kuptohet se çfarë vlerësimi ka Rilindja për “mikun e ri special” të Ramës në këtë kohë fushate. 

Ndërkohë që Naço kërkonte sqarime për DAP dhe administratën, dhe veçanërisht në lidhje me listën e zezë që shpalli kryeministri gjatë asaj periudhe, eksponenti i Rilindjes deputeti Alket Hysenaj duke mbrojtur planin e Ramës për të spastruar çdo prurje të LSI në administratë, e ulte dhe e ngrinte si “katundar”.

Pjesë nga debate i tre viteve më parë në Kuvend:
Alket Hyseni: Tani erdhën kamerat dhe do me bë lajm. Ç’i ke këto pyetje ordinere, katunare komplet?
Nasip Naço: Çfarë punë ke ti për pyetjet e mia..
Alket Hyseni: Mos u sill si katunar komplet.. Po përdor gjuhë ordinere. Katunar komplet..
Nasip Naço: Ç;ke mo. Kujdes kur flet me mua..
Alket Hyseni: Po mos fol pra si katunar…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco