Shtohen vdekjet, nuk ndryshon plani/ Rakacolli habit me qëndrimet

Shtohen vdekjet, nuk ndryshon plani/ Rakacolli habit me qëndrimet

09:07, 26/02/2021
A+ Aa A-

Vetëm dje 21 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Ndërkohë që mesatarisht prej fillimit të këtij muaji janë raportuar më shumë se 1 mijë raste të reja çdo ditë.

Por pavarësisht këtyre treguesve, pavarësisht apelit të ekspertëve, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të lë në fuqi masat e ndërmarra 2 javë më parë, me argumentin që kanë qenë efektive. Kjo do të thotë që deri në 11 mars do të vijohet me kufizimet aktuale. Gjimnazistët në Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnjë, Pogradec dhe Kamzë do të vazhdojnë të zhvillojnë orët e mësimit online.

Nga vendimi nuk janë të përjashtuar maturantët, që po ashtu mësimin do të duhet ta ndjekin nga shtëpia. E pandryshuar mbetet situata edhe për studentët. Nga ana tjetër, qarkullimi do të vijojë të jetë i ndaluar pas orës 20:00 të mbrëmjes. Kjo vlen jo vetëm për automjetet, por edhe për qytetarët, si edhe baret dhe restorantet që po ashtu do të detyrohen të mbyllin aktivitetin pas kësaj ore.

Kryetarja e Komitit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, tha se ky vendim për të lënë në stanjacion masat nuk lidhet me fushatën zgjedhore.

“Absolutisht nuk lidhen me zgjedhjet. Ne kemi dëshmuar se kemi mbajtur një qëndrim të arsyeshëm. Infeksioni ishte një ngjarje e re për të gjithë botën. Të tërë nisemi nga shkenca epidemiologjike. Komiteti i Ekspertëve, si i ka gjykuar në lidhje me treguesit, dhe pastaj strategjitë që kanë ndjekur vende të ndryshme, janë të ndryshme. Akoma nuk ka provuar një strategji të provuar e mirë për të gjithë. Bilancet bëhen gjithmonë në fund. Në bilancet që janë bërë deri më tani Shqipëria me shifrat që ka pasur, masat kanë qenë të arsyeshme. Shëndeti është prioritet dhe nuk lidhet me asnjë situatë të caktuar”, u shpreh Rakacolli.

E pyetur për transportin publik, që mbetet kërcënim për përhapjen e infeksionit për shkak të mosrespektimit të distancës fizike, Rakacolli hoqi çdo përgjegjësi, duke thënë se kjo është zgjedhje personale e gjithkujt. Deklarata e saj habiti komentuesit në median sociale.

“Në fund të fundit, është një zgjedhje personale. Nuk të detyron njeri të hipësh në autobus. Kur e shikon që autobusi është plot, nuk duhet të hipësh. Zgjidhet një orar i përshtatshëm për të mbrojtur veten dhe anëtarët e familjes”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

V01/03/2021 18:38

Nuk,Edi,kjo,racjollja,se,jemi,vend,i,vogël,dhe,kemi,numer,te,lart,vdekjesh,nuk,i,prishet,Terezia,fare,se,Eka,hallin,tek,rrogat,i,rafte,damllaja,

Daj Jaku26/02/2021 12:57

Duke e parë në fytyrë dhe duke dëgjuar “perlat” (maklladat) që nxjerr nga goja, nuk mund të thuash që ngjall shpresë kjo Ra kacollja apolitike, hajdutja e kartelës klinike të çmendurisë së Edvinit.

Daj Jaku26/02/2021 12:56

Duke e parë në fytyrë dhe duke dëgjuar “perlat” (maklladat) që nxjerr nga goja, nuk mund të thuash që ngjall shpresë kjo Ra kacollja apolitike, hajdutja e kartelës klinike të çmendurisë së Edvinit.

Shto koment

Denonco