Kryemadhi: Kryeprokurori i Elbasanit, vëllai i shefit të kabinetit të Ballës, kërcënon kandidatët e LSI

Kryemadhi: Kryeprokurori i Elbasanit, vëllai i shefit të kabinetit të Ballës, kërcënon kandidatët e LSI

22:24, 25/02/2021
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka bërë edhe një denoncim public në ‘Çim Peka Live’ ku tha se kryeprokurori I Elbasanit, që është edhe vëllai i shefit të kabinetit të Taulant Ballës, po kërcënon kandidatët e LSI në qarkun e Elbasanit.

‘Në qarkun e Elbasanit ka pasur kërcënime ndaj kandidatëve të LSI-së nga Prokuroria e Elbasanit.

Ka pasur kërcënime nga kryeprokurori i Elbasanit i cili po kërkon ti hapë rrugën vëllait të tij, që të kandidojë për Bashkinë e Gramshit, Besjan Ajazi që është shef I kabinetit të Taulant Ballës.

Do ti bëj një letër Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Po kështu Ambasadave që merren me Reformën në Drejtësi sepse kam akoma shumë fakte të përdorimit të prokurorit të Elbasanit nga Taulant Balla, për të bërë presion jo vetëm ndaj kandidatëve të LSI por edhe bizneseve të tjera të cilët nuk kanë dëshirë ta përkrashin Taulant Ballën sepse nuk u pëlqen fytyra e tij.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco