Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Kryemadhi: Veliaj nuk i blen dot kandidatët e LSI-së me eskortat bukuroshe të Bashkisë

Kryemadhi: Veliaj nuk i blen dot kandidatët e LSI-së me eskortat bukuroshe të Bashkisë

22:18, 25/02/2021
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në ‘Çim Peka Live’, i është drejtuar edhe kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë se ky i fundit nuk ka asnjë shans të blejë kandidatët e LSI-së as me drejtoreshat eskorta të Bashkisë

‘Rama po i përgatit dosjen Erion Veliajt sepse shikon që konkurenca që ka për marrjen e partisë pas 25 prillit është shumë e madhe.

Sepse Rama e di që Veliaj është qeni që kafshon dorën dhe pse e ka ushquar dhe e ka sjellë deri këtu ku është.

Përsa i përket z, Veliaj dhe kushdo që është pas tij, ta ketë të qartë që asnjë kandidat të LSI nuk e kërcënon dot, jo vetëm që nuk e blen dot, por as mundet ta bëjë për vetë duke u çuar edhe drejtoreshat simpatike të Bashkisë, qoftë edhe duke u çuar edhe bukuroshet eskorta të bashkisëë dhe kryeministrisë, pra është e pamundur.

Veliaj ta gëzojë inceneratorin e  Tiranës. Do kemi në ditët në vazhdim, lajme, fakte dhe dokumenta pafund.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco