Kryemadhi: S’kam folur me Bashën për poste, angazhimi ynë të çojmë shqiptarët në kutinë e votimit

Kryemadhi: S’kam folur me Bashën për poste, angazhimi ynë të çojmë shqiptarët në kutinë e votimit

21:46, 25/02/2021
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në Çim Peka Live, u pyet edhe nëse ka biseduar me z. Basha lidhur me postet që kjo parti do të marrë në qeverinë e ardhshme nëse fiton zgjedhjet.

‘Me z. Bashën nuk kemi folur për detaje të tilla. Me Bashën kemi folur për angazhimin total të strukturave në këto zgjedhje. Ajo që është e rëndësishme është hyrja në finishin e fundit të kësaj fushate sfilitëse për opozitën dhe qytetarët.

Angazhimi jonë është të çojmë qytetarët të votojnë.

Sot qytetarët nuk kanë ndonjë kuriozitet të madh se ku, në çfarë posti do ketë Monika në qeveri. Janë rezultatet ato që do të përcaktojnë rolin e çdo partie politike, në zgjedhje. LSI dhe PD kanë programe, PS nuk ka. Këtë shikojnë qytetarët’

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco