Kryemadhi: Ja pse besojmë në 100 mandate në këto zgjedhje si opozitë e bashkuar

Kryemadhi: Ja pse besojmë në 100 mandate në këto zgjedhje si opozitë e bashkuar

21:30, 25/02/2021
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në Çim Peka Live, u shpreh në lidhje me pritshmëritë e opozitës së bashkuar në këto zgjedhje, se besojnë në marrjen e 100 mandateve.

‘Unë besoj që rrotacioni poltik nuk ndodh me fjalë, por ndodh me votë.

Dhe rotacioni nuk ndodh se do ikësh ti dhe do vi dikush tjetër. Nuk më pëlqen rotacioni, por mua më pëlqen përmbysja e një sistemi të kalbur.

Siç përmbysëm sistemin komunist, ashtu do përmbysim edhe këtë regjim.

Jam optimist se shikoj reagimin e njerëzve në takime.

Ajo që shikoni në videoklipet e opozitës është e një e njëmijëta e asaj që shikoni realisht.

140 kandidatët e LSI bëjnë takime pa fund dhe hidhen shumë pak video, dhe në ruajte të sensit të masës.

Por edhe për faktin se sa herë shikohen në fotot e LSI, zbarkon policia, prokuroria, lali Eri, që tentojnë ti blejnë, dhe aty ku nuk u shiten shiten i kërcënojnë.

E gjithë fushata ime është angazhuar derë më derë edhe për shkak të pandemisë.

100 mandate shumë shpejt do shikoni që edhe fryma e opozitës do jetë shumë më shumë se 100 mandate.

100 mandate janë të mundshme se kanë të bëjmë me frymën, me organizimin, kanë të bëjmë me nxitjen që u japim qytetarëve për të shkuar në kutinë e votimit. Çfarë u ofron sot Edi Rama? Asgjë!’

                                                                           

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco