Kryesia e LDK-së merr vendimin: Me 14 mars mblidhet Kuvendi për kryetarin e ri

Kryesia e LDK-së merr vendimin: Me 14 mars mblidhet Kuvendi për kryetarin e ri

18:02, 25/02/2021
A+ Aa A-

Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi ka njoftuar se kjo parti do ta mbajë Kuvendin Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri, më 14 mars të këtij vitit.

“Sot kryetari në dorëheqje e ka ftuar mbledhjen e Kryesisë për Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri të LDK-së. Kemi diskutuar për datën 14 mars kur pritet të jetë data për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor për caktimin e kryetarit të ri. Ne kemi filluar përgatitjet për mbarëvajtjen e Kuvendit me 14 mars të këtij vitit”, ka thënë Abrashi.

Abrashi foli edhe për temën e takimit e ku tha që më shumë ishte e çështjes teknike.

Poashtu Abrashi tha se ditëve në vijim do të kenë takime edhe me kryetarët e degëve të LDK-së dhe me Kryesinë për emrat e mundshëm për kryetar të LDK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco