'Afati drejt fundit, partitë të sigurojnë kandidatë të pastër, të pa lidhur me krimin'

'Afati drejt fundit, partitë të sigurojnë kandidatë të pastër, të pa lidhur me krimin'

16:08, 25/02/2021
A+ Aa A-

Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman ka reaguar në lidhje me listat e kandidatëve për deputetë që po përgatisin partitë.

Me një shënim të shkurtër në Twitter, Norman shkruan se afati i mbylljes së listave është shumë pranë, ndërsa kërkon kandidatë të pastër që të përfaqësojnë qytetarët e jo krimin.

Ambasadori Duncan Norman në Twitter:

Afati për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 Prillit është shumë pranë.

Partitë politike duhet të sigurojnë që kandidatët që duan të përfaqësojnë qytetarët të mos jenë të përfshirë me krimin e organizuar ose korrupsionin apo të lidhur drejtpërdrejt me ata që janë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shtetrrumpalle 25/02/2021 18:36

kush na garanton se eDRAMA eshte i palidhur me krimin, mafian, korrupsionin qeveritar etj ?

Shto koment

Denonco