Yuri Kim: Pata një takim të shkëlqyer me Bashën, dëgjova programin e PD

Yuri Kim: Pata një takim të shkëlqyer me Bashën, dëgjova programin e PD

14:58, 25/02/2021
A+ Aa A-

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Është vetë ambasadorja e cila shkruanë në Twitter se ka pasur një takim të shkëlqyer me Bashën.

Ambasadorja e SHBA tregon se ka dëgjuar programin e PD-së.

Postimi i plotë në Twitter:

Pata një takim të shkëlqyer sot me Lulzim Bashën. Më vjen mirë të dëgjoj programin elektoral të Partisë Demokratike dhe partnerëve.

Nënvizova shpresat e SHBA për kandidatë të pastër nga të gjitha partitë.

Ne do të jemi gjithmonë të përkushtuar për marrëdhënie të forta SHBA-Shqipërinë, duke respektuar vendimin e votuesve më 25 prill.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

qytetar26/02/2021 09:34

Ish prokurori i diktaturës enveriste, Dvorani, si stalinist, ka burgosur 15 shqiptarë që kishin marë pjesë në rrëzimin e bustit të Stalinit.. Komisioni i Venecias i pat cilësuar veprimet korruptive të Dvoranit në përzgjedhjen e antarëve të Gjykatës kushtetuese, në shkelje të Kushtetutës, e për opinionin publik shqiptar, ai ka bërë çmos që në Gjykatën Kushtetuese të futen kolegët e tij të drejtësisë diktatoriale enveriste. Edhe si objekt i Vetingut, në opinionin publik shqiptar, është e pakjartë se si rezultoi ai "i pastër", kur nuk ishte në gjendje të justifikojë miliona lekë mbi të ardhurat legale. E pra si mund të cilësohet si "hero" i luftës kundër korrupsionit, një jurist i diktaturës kriminale komuniste, e një jurist i kritikuar nga Komisioni i Venecias e i dyshuar për korrupsion ? Nëse së bashku me çmimin e nderit si hero i antikorrupsionit, shqiptarët do të skjaroheshin se cilat janë konkretisht "heroizmat" e tij, mbase do tja bënin hallall edhe krimin e ndëshkimit të kundërshtarëve të Stalinit, përndryshe ky vlerësim do të ngelet një çudi e madhe e tek shqiptarët do të humbasin shpresat që në Shqipëri të shkulet komunizmi por edhe korrupsioni aktual

Merua 25/02/2021 17:35

Shoqja Kimete urgjent tani tek EDrama dhe shkoqitja një për një çfarë të tha Basha. Jepi edhe kopjen e programit që ta nxjerrë si të vetin se ska më durim per programe partish. Tepsia tepsia është çështja. E qan këtë.pjesë. Kur bën sikur....

Shqiptari25/02/2021 16:56

Shif dhe zbato "programin e Lu". Shqiptaret e duan Ameriken. Ju amerikanet akoma jeni si Çurçilli qe shkateroi kombin shqiptar duke ndare vella e moter, nene e babe. Nese jeni te zote bejeni bashke politiken shqiptare. Ne akoma duam vaj, sheqer, oriz e . Tek ne akoma keta ushqime pjellin vota.

Shqiptari25/02/2021 16:55

Shif dhe zbato "programin e Lu". Shqiptaret e duan Ameriken. Ju amerikanet akoma jeni si Çurçilli qe shkateroi kombin shqiptar duke ndare vella e moter, nene e babe. Nese jenitezotebejenibashke politiken shqiptare. Ne akoma duam vaj, sheqer, oriz e makarona. Tek ne akoma keta ushqimepjellin vota.

Shto koment

Denonco