Ç'do bëni me Tom Doshin nëse kandidon? Ja si përgjigjet Celibashi

Ç'do bëni me Tom Doshin nëse kandidon? Ja si përgjigjet Celibashi

12:13, 25/02/2021
A+ Aa A-

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, këtë të enjte është pyetur edhe për hapat që do të ndërrmarë institucioni që ai drejton, nëse Tom Doshi i cili bën pjesë në “listën e zezë” të Departamentit të Shtetit dhe pas një paralajmërimi nga ambasadorja Yuri Kim, do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Celibashi, nuk dha një përgjigje konkrete, por deklaroi se për emra konkretë do të flitet vetëm pasi partitë që janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje, do të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë, më datë 8 mars. Ai tregoi gjithashtu, se në takimet që ka pasur me ambasadoren e SHBA në Tiranë, ka folur në përgjithësi për axhendën e përgatitjes së zgjedhjeve nga ana e KQZ, POR jo për aspekte të veçanta.

“Për të gjitha rastet që kanë të bëjnë me kandidatë të caktuar, ne do të flasim në rastin kur të kemi kandidatët. Takimet me ambasadoren kanë qenë takime si me të gjithë ambasadorët e tjerë. Marrin një vëmëndje më të shtuar, por të gjitha takimet kanë pasur në axhendën e tyre gjithë aspëktin përgatitor zgejdhor. Nuk ka pasur aspekte të veçanta për përgatitjen e këtij procesi. Duhet të presim datën 8 mars dhe cilët janë kandidatët për deputetë. Do të ketë gjithë vëmendjen, ndaj çdo rasti, qoftë ky i bërë publik ose jo. Për të pasur në fund një ballafaqim me Kodin Zgjedhor”, deklaroi Celibashi për mediat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ismail 25/02/2021 12:34

Nje turp i vertete deklarimi i zj.Fico per renie te nivelit te infektimeve.deklarate qe as nje nxenes i klases 10 nuk do guxonte ta bente .ne 3000 testime 1021 te infektuar ajo e quan sukses o zot tmerr perqindja infeksionit mbi 25 % ajo deklaron renie. o zot na ruaj nga keta servile qe kane shitur di jitetitn profesional.TURP ZJ.FICO TURP

Shto koment

Denonco