Meta: Do të hap portal ankesash, verifikoni qendrat e votimit

Meta: Do të hap portal ankesash, verifikoni qendrat e votimit

12:06, 25/02/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale, i bën apel qytetarëve të verifikojnë emrat e tyre në listat e votimit.

Sipas kreut të shtetit, nëse qytetarët do të hasin probleme në institucionin e Presidentit do të hapet një portal ku do të denoncohen shqetësimet dhe presionet që u bëhen për zgjedhjet.

Ilir Meta: 

U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të verifikojnë që tani ku e kanë qendrën e votimit!

U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të rinovojnë kartën e identitetit, siç bëra unë!

Nëse nuk i lënë apo u krijojnë probleme, do të hapet edhe një portal për qytetarët në Institucionin e Presidentit, që të informojnë për shqetësimet apo presionet që u bëhen për zgjedhjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Landi25/02/2021 14:24

Meta xhelozohet per ERTV dhe po hape portal. Edhe Basha te marre masa.

Shto koment

Denonco