Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Taktika e opozitës me dy koalicione e nxjerr fituese me 66.84%

Taktika e opozitës me dy koalicione e nxjerr fituese me 66.84%

10:45, 25/02/2021
A+ Aa A-

Mbrëmjen e djeshme Blendi Fevziu ia kushtoi emisionin e tij, “Opinion”, koalicionit të Partisë Demokratike me aleatët e saj tradicionalë dhe koordinimit me LSI-në, e cila do të dalë me një koalicion tjetër.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, duke folur në lidhje me koalicionin e arritur mes Partisë Demokratike dhe 13 partive të tjera opozitare  për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit  ka thënë se qëllimi i koalicionit është maksimalizimi i votës së opozitës.

Ndërsa i ndalur tek ndarja e listës mes LSI dhe PD, ai tha se sipas studimeve të bëra prej tyre, kjo ishte mënyra më e mirë që opozita të përfitojë më shumë vota.

Edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili shprehet se forca politike që përfaqëson i ka siguruar mandatet në të gjitha qarqet e vendit, përveç ati të Kukësit, ku LSI dhe PD do bashkojnë listat për të maksimalizuar votat.

Vasili deklaroi gjithashtu se programet e LSI dhe PD,  do të bashkohen për të sjell një produkt më të mirë për Shqiptarët pas zgjedhjeve të 25 prillit.

“LSI i ka siguruar mandatet në të gjithë qarqet e republikës, me përjashtim të qarkut të Kukësit. Dhe ka siguruar duke konkurruar e vetme. Në Kukës do të kemi një taktik elektorale. Ne do kemi listën tonë se është detyrim ligjor. Do të kemi dhe një taktik elektorale që mbështet dhe kandidatët e koalicion që kryesohet nga PD. LSI dhe PD i kanë të qarta objektivat e tyre”, tha Vasili

Në fund të emisionit Blendi Fevziu zbuloi edhe të dhënat e sondazhi në Opinion me pyetjen: “Si e merr Opozita rezultatin më të lartë në zgjedhje?”.

 Pas dy orësh votimi online, shifrat treguan se vendimi i LSI dhe PD për dy koalicione opozitare në zgjedhje mbetet vendimi që maksimalizon votat kundër kryeministrit Rama.
 Pas sondazhit rezultoi se 66.84 % janë pro këtij vendimi dhe mendojnë se fitorja me këtë taktikë elektorale është e sigurt.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 25/02/2021 11:56

Koalicionet jane si breket me andrra.Eshte shume bajate politika dhe qeverisja ketu tek ne.Te berit koalicion tregon se asnje nga keta mendere shqyer nuk eshte i afte as si person dhe as si parti.Keta shahen e peshtyhen pastaj puthen e lepihen pa te keq dhe turp .Keta te gjithe jane dhe sjellin Vetem fatkeqesi per popullin tone

altini25/02/2021 10:53

Mos i ngrohni njerezit me driten e henes, sondazh koti qe behet ne TV. Duhet pune e madhe per te qeruar nga pushteti ate kermen.

Shto koment

Denonco