Ktheu pas konceisionin 18 vjeçar të aeroportit/ Meta: Rast flagrant i kapjes së shtetit, të ndalim …

Ktheu pas konceisionin 18 vjeçar të aeroportit/ Meta: Rast flagrant i kapjes së shtetit, të ndalim …

17:07, 24/02/2021
A+ Aa A-

Presidenti Meta pasi ktheu pas si antikushtetues konceisionin e Aeroportit të Rinasit, u është drejtuar me një tjetër mesazh qytetarëve, duke cilësuar se cckapja e shtetit është nevojë ulëritëse për të ardhmen e Shqipërisë, dhe për të ndalur shpopullimin e saj.

‘Çkapja e shtetit është nevojë ulëritëse për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe për të ndalur shpopullimin e saj.

Demokracia është kontrolli i sovranit mbi të zgjedhurit dhe jo zgjedha e oligarkisë mbi qytetarët dhe dhunimi i të drejtave të tyre kushtetuese.

Dëshmova sot përballë qytetarëve të Republikës një rast flagrant të kapjes së shtetit nga sekti në pushtet me urdhër të Kryeoligarkut në pushtet, që ka kapur çdo institucion publik dhe tmerrohet nga zgjedhjet e lira dhe rivendosja e llogaridhënies demokratike.

U bëj thirrje të gjithë deputetëve të reflektojnë për këtë koncesion sa më parë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco