Takimi me të rinjtë elbasanas/ Bardhi: Votuesit për herë të parë kanë në dorë fatin e Shqipërisë

Takimi me të rinjtë elbasanas/ Bardhi: Votuesit për herë të parë kanë në dorë fatin e Shqipërisë

16:59, 24/02/2021
A+ Aa A-

Drejtuesi politik I qarkut të Elbasanit, Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim ditën e sotme me të rinj që votojnë për herë të parë, duke theksuar se ata kanë në dorë Shqipërinë.

“U takova sot me të rinj që me 25 prill do të votojnë për herë të parë. Një emocion e përgjegjësi dyfishe kur sheh se Rajna, Kevini, Eraldi, Anxhela, Elisi, Eralda, Noeli, Tea, Abdeli dhe Martini kanë kuptuar mirë programin dhe angazhimin e PD për rininë. Për stazhet e paguara, për mbulimin e tarifave dhe shpenzimeve për studentët në nevojë, apo për reformat e mëdha që kemi në plan në sektorët ku ata kanë projektuar të ardhmen si profesionistë të rinj që janë.

Ua theksova se ata, miqtë e bashkëmoshatarët e tyre kanë në dorë Shqipërinë. Me votën që do hedhin për herë të parë do sjellin ndryshimin për veten dhe familjet e tyre. Me votë, do të sigurojnë një qeveri që u qendron në krah, që krijon vende pune, që sjell investime të huaja dhe një qeveri që do të zhbllokojë rrugën e integrimit europian.

Të gjithë zgjedhësit e rinj për herë të parë, në Elbasan e kudo, do të ndjejnë me 25 prill fuqinë që kanë për ta nxjerrë vendin nga udhëkryqi e ngecja në vendnumëro, duke ushtruar të drejtën ligjore e kushtetuese, të shprehjes së vullnetit në kutinë e votimit”, tha Gazment Bardhi nga Elbasani.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco