Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Ramush Haradinaj kundër Albin Kurtit: Gabim përfshirja e VV në zgjedhjet në Shqipëri

Ramush Haradinaj kundër Albin Kurtit: Gabim përfshirja e VV në zgjedhjet në Shqipëri

16:12, 24/02/2021
A+ Aa A-

Ramush Haradinaj nëpërmjet një shënimi të shkurtër në faqen e tij në Facebook, ka kërkuar nga fituesit e zgjedhjeve në Kosovë, Vetëvendosja, që të krijojnë sa më shpejtë institucionet e reja qeverisëse dhe të nisin dialogun e brendshëm e të jashtëm.

Haradinaj gjithashtu ka shfaqur kritika ndaj Vetëvendosjes, për vendimin e kësaj partie për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit në Shqipëri.

“Kosova sot, prej fituesve të rinj të zgjedhjeve pret krijimin sa më shpejt të institucioneve dhe përmbushjen e obligimeve që dalin nga Kushtetuta, duke përfshirë këtu dialogun e brendshëm dhe të jashtëm, që të vetmin përcaktim ka ruajtjen e sovranitetit dhe të integritetit të vendit e karakterit unitar të shtetit.

Dialogu i brendshëm vetëm me përfaqësues minorë e pa ndonjë fuqi elektorale të serbëve nga pjesa qendrore e Kosovës, jo vetëm se mund të jetë selektiv, por edhe sinjal i keq për karakterin unitar të Shtetit.

E konsideroj po ashtu të parakohshme ngutjen për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe druaj se, në mos për vetë pjesëmarrësit në këto zgjedhje, të tjerët do ta shohin si një hile dhe mundësi për të rikthyer skenarë të vjetër për ndarje.

E pakta kjo mund të konsiderohet si një lloj pafuqie për tu përballur me integrimin e patjetërsueshëm të veriut të vendit!”, shkruan në faqen e tij në FB Haradinaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist24/02/2021 18:54

Ramush,qenke ba me hije! Deshta me te pyt,a kane perfundu numurimin e votave,e kam fjalen te diaspores (ti e din,se hala nuk ka fillu numurimi tyne).Pa deklarimin zyrtar te komisionit qendror te zgjedhjeve,a mund te quhen te perfundueme rezultatet,dhe a jane percakty numuri deputeteve,per cdo subjekt politik?Pra,Ramush,mos u ngut,se gabon.Sa i takon vendimeve te partive ,nuk t'lejon njeri,me nderhy ,n'punt e brendeshme te tyne.Ti vete si kryeminister,je shpreh qartas,per bashkimin e Shqipnis londineze,me ate te Natos,dhe nuk ke menu se ke qene shume,por ,a po,shume e prakohshme!!!??? Dhe c'lidhje,na paska kjo,per ndarjen,qe imagjinon??? Ban mire,me majt venin qe te caktoi poplli Kosoves,e mos u perzi,ku nuk t'akon!

Shto koment

Denonco