Ka 1 milion USD, cili Edi Ramë gënjen: Ai i Vlorës, ai i Fevziut apo ai i ILDKPI?!

Ka 1 milion USD, cili Edi Ramë gënjen: Ai i Vlorës, ai i Fevziut apo ai i ILDKPI?!

14:35, 24/02/2021
A+ Aa A-

Agjencia e lajmeve, BIRN, ka publikuar kohët e fundit një serial shkrimesh në të cilat analizon pasuritë dhe ndryshimin e tyre ndër vite, për ministrat dhe ish-ministrat e qeverive të Edi Ramës.

Së fundmi edhe të vetë kryeministrit, i cili nga një “varfanjak” kur u bë për herë të parë ministër Kulture e më pas kryebashkiak i Tiranës që deklaronte vetëm “2 mijë euro” kursime është shndërruar, në posedues të plot rreth 1 milion dollarëve pasuri.

Skedat e pasurive janë marrë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPI), pra nuk kemi të bëjmë me ndonjë investigim të thelluar; se çfarë fshihet përtej asaj pasuri që vetë qeveritarët e lartë kanë deklaruar zyrtarisht dhe me vullnetin e tyre.

Por pavarësisht nga ky fakt, pra nga të dhëna që ministrat dhe kryeministri kanë dhënë vetë në ILDKPI, sërish analiza e pasurimit të tyre të shpejtë, ngre shumë “flamuj të kuq”.

Pra edhe shifrat që japin vetë, nuk justifikohen nëse i futesh një analize të detajuar. Ndaj le ti rikthehemi edhe njëherë analizës së pasurisë së Edi Ramës dhe të dhënave të saj, nga viti 2003 deri në vitin 2018.

E nisim nga një pronë e tij e cila është bërë e famshme për të gjithë, pasi mbiu “papritur” ndërkohë që Edi Rama po bëhej gati për të udhëhequr Shqipërinë: shtëpia në Surel, ose siç njihet në zhargonin popullor; “Bunkeri i Ramës”.

Sipas analizës së BIRN kjo pasuri përbën përqindjen më të madhe, të aseteve të familjes kryeministrore.

Shtëpia e banimit në komunën Dajt në bashkëpronësi me bashkëshorten është deklaruar për herë të parë në vitin 2013, kur edhe Edi Rama u bë kryeministër për herë të parë me vlerë 39,607,741 lekë dhe përbën zërin kryesor në shtesën e aseteve.

Rama deklaron se ka dorëzuar në ILDKPKI për të justifikuar këtë pasuri  dokumente shtesë; si leje ndërtimi dhe dokumente mbështetëse për burimin e krijimit, të cilat BIRN nuk i disponon, por që nuk gjenden as në rubrikat përkatëse të formularit. Në asnjë deklarim të bërë që nga viti 2013, nuk rezulton burimi financiar i plotë, i krijimit të pasurisë “Shtëpi në Surel”.

Vetë Edi Rama është pyetur disa herë publikisht, se ku i ka gjetur paratë për të ngritur gjithë atë pronë, rrëzë malit të Dajtit.

Përgjigjet e tij kanë qenë kontradiktore, njëra deklaratë ka hedhur poshtë tjetrën.

Rreth dy vite më parë, në muajin Dhjetor të vitit 2018, Edi Rama, nisi një turne për të shuar protestën e studentëve në të gjithë vendin.

Gjatë një takimi me studentët e universitetit të Vlorës, ai u kap në befasi kur njëri prej tyre  e pyeti `troç`, se ku i ka gjetur paratë për shtëpinë pompoze që ka në Surel, ndërkohë që ka deklarua pasuri vetëm 2 mijë euro. Kjo pyetje erdhi pasi kryeministri i kërkoi llogari studentit, se ku i kishte gjetur paratë për telefonin celular që mbante në dorë.

Në atë kohë Rama deklaro se kishte kursyer para nga emigracioni, për shtëpinë e Surelit.

‘”Ke dëgjuar Saliun që unë kam deklaruar 2 mijë euro. Është një gënjeshtër. Kaq shumë akuza e shpifje i bie të merrem me këtë punë, po kam shumë më me rëndësi për të bërë. S’kam deklaruar që kam 2 mijë euro, është gënjeshtër e sajuar. Kam qenë emigrant, dhe si emigrant kam bërë edhe unë sakrificën në emigracion. Shtëpia ime jo vetëm është e deklaruar në detaj, por edhe taksat i ka të regjistruara’, tha atëherë ai.

Ky është variant i burimit të parave për shtëpinë në Surel (e cila është vlerësuar nga shumë ekspertë se shkon rreth 2 milion euro), që Edi Rama dha përpara 2 vitesh.

Por më pas në disa dalje të tjera ai nxori një variant tjetër, duke ja faturuar paratë për ndërtimin e saj, bashkëshortes Linda Rama.

Pikërisht këtë tha edhe pak javë më parë në intervistën e fundit ‘ndryshe’, për Blendi Fevziun.

‘E para vetëm vilë që nuk quhet ajo. E dyta është një, nga thuajse gjysmë milionë shtëpitë që janë ndërtuar në Shqipëri. Në shtëpinë ku jetojmë ne, ngado të kthesh kokën janë vila 3-4 katëshe dhe nuk ka asnjë politikan aty. E treta, unë vetë deri ditën kur jam bërë burri i Linda Ramës dhe kam shumë fat që jam burri i Linda Ramës, unë kam pas idenë që: Pse duhet të kem unë shtëpi? Unë jetoj me qira. Shtëpitë e mia me qera janë gjithmonë minimaliste. Linda kishte një tjetër ide: Që shtëpia është një hapësirë ku zhvillohet historia e përditshme e një familjeje dhe ku mblidhen kujtimet dhe janë pasuri edhe e fëmijëve. Në atë kohë ajo kishte një tokë që në fillim të viteve 2000 kur nuk ishim fare me njëri-tjetrin dhe erdhëm tek ideja për ta bërë atë shtëpi. Është kontributi i saj për ta bërë atë shtëpi. Është një hapësirë e shtrirë në një kat. Ka një veçanti që muret e jashtme dhe të brendshme i ka një, por do vijë dita që me siguri do jetë pikë referimi nga pikëpamja e arkitekturës”, tha kryeministri për këtë çështje.

Pra sipas Ramë atë shtëpi e ka nga kontributi i bashkëshortes Linda, por në tetor 2013, subjekti Edi Rama deklaron se ka një detyrim të pashlyer për shtëpinë ndaj shoqërisë së ndërtimit në shumën 12,056,241 lekë “në pritje të miratimit të një kredie bankare”. Kredia bankare me vlerë 80,000 euro është lëvruar më 22 tetor 2013, me afat shlyerje 10 vjet dhe ende nuk është shlyer. Pra nuk janë vetëm paratë e Lindës.

Gjithashtu në rrëfimin e fundit që ka bërë këtë vit te Blendi Fevziu Rama thotë se ka jetuar gjithë jetën me qera.

 “Unë vetë deri ditën kur jam bërë burri i Linda Ramës dhe kam shumë fat që jam burri i Linda Ramës, unë kam pas idenë që: Pse duhet të kem unë shtëpi? Unë jetoj me qira. Shtëpitë e mia me qera janë gjithmonë minimaliste. Linda kishte një tjetër ide…”, tha ai.

Por edhe në këtë rast rezulton, se Edi Rama ka gënjyer. Sipas të dhënave që ka publikuar BIRN, Edi Rama ka qenë pronar i një shtëpie 1+1 në kryeqytet dhe me shitjen e saj ka justifikuar plot 50 mijë dollar nga pasuria 1 milionëshe e përgjithshme.

“Në vitin 2012, Z.Rama ka bërë rivlerësimin e një apartamenti banimi ‘parafabrikat 1 + 1, me sip 59 m2’, i përfituar nga privatizimi, sipas çmimit fiskal në vlerën 5,422,000 lekë. Apartamenti është shitur në vitin 2017 në shumën 5,000,000 lekë”, shkruan BIRN.

Në gjithë këtë histori me tre variante shtrohet pyetja: Cili Ramë gënjen, ai i Vlorës, ai i Fevziut, apo ky i ILDKPI?!

Që nga deklarata e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, Edi Rama deklaron pasuri me vlerë 6 milionë lekë dhe deri në fund të vitit 2018, pasuria familjare ka shënuar rritje me 16 herë, duke kapur vlerën e 100 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2018, pasuria familjare e Z. Rama përbëhet nga 73 milionë lekë pasuri të patundshme, 17.2 milionë lekë likujditete bankare, huadhënie prej 9.7 milionë lekësh, automjet me vlerë 400 mijë lekë si gjendje cash prej 182 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 94.3 milionë lekë, nga të cilat paga e Z.Rama është në masën 27% dhe të ardhurat nga puna e bashkëshortes 38%. Rreth 16% e të ardhurave kanë si burim qiratë, 9.5% punën artistike të Z.Rama dhe shitjen e librit “Kurban” si dhe 8% kanë si burim të ardhurat e krijuara nga i biri nga shitja e veprave të artit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në periudhën 2003-2018, Edi Rama ka shkëputje nga funksioni publik dhe detyrimi ligjor për të deklaruar pasurinë nga  korriku 2011 deri në shtator 2013.

 Pas zgjedhjes si kryeministër, Rama dhe bashkëshortja e tij rideklarojnë pasurinë e plotë në tetor 2013, e cila është shtuar me 44,736,099 lekë krahasuar me vitin 2011. Ndërkohë, burimet e deklaruara në rubrikat përkatëse janë të pamjaftueshme për të mbuluar shtesën e aseteve në shumën 29,641,593 lekë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi 24/02/2021 23:28

Genjejne te tre

...24/02/2021 20:39

Pak pasuri paska. Besoja se do e kish kapur miliardin (€) Mos i bini me qafe kot. Keta te BIRN me duket se kane marre persiper te “pastrojne” figurat politike nga fjalet e liga. Nuk paskan ate pasuri qe perflitet lart e poshte nga kazan-media

Ta dhjefsha kalkulimin24/02/2021 16:33

Po ky ka patur 300 milion USD pasuri ne 2005. Ku i ka çuar?. Çfare llogari kerkoni.

Shtetrrumpalle 24/02/2021 15:14

eDRAMA=KCK

Shto koment

Denonco