Meta flet për vlerësimin e Dvoranit nga DASH: Fletë-lavdërimi si ato të Partisë së Punës

Meta flet për vlerësimin e Dvoranit nga DASH: Fletë-lavdërimi si ato të Partisë së Punës

14:25, 24/02/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta në konferencën për shtyp të ditës së sotme ka komentuar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur Ardian Dvoranin si kampion në luftën kundër korrupsionit. Kreu i Shtetit, gjatë fjalës së tij, u ndal te reagimi i kryeministrit Edi Rama pas vendimit të DASH, duke thënë se nxori fletë lavdërimi për sukseset e tij, të cilat sipas tij janë si fletët e lavdërimit që merrte Partia e Punës.

“Si fletë-lavdërimi që merrte Partia e Punës, kështu janë çmimet e Ramës për anti-korrupsionin. E them sërish përse ky nxitim për të bërë një ligj të veçantë për të shkelur Kushtetutën. Do të ishte mirë që Kuvendi të ishte mbledhur me urgjencë kur ra tërmeti, të mos prisnin sa të vinin Forcat e Sigurisë së Kosovës”, tha Meta. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco