Meta kthen ligjin që zgjat afatin e koncesionit të Rinasit: Shkelje flagrante e ligjit dhe Kushtetutës!

Meta kthen ligjin që zgjat afatin e koncesionit të Rinasit: Shkelje flagrante e ligjit dhe Kushtetutës!

14:01, 24/02/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ia ka kthyer mbrapsht Kuvendin, ligjin që zgjat  me 13 vjet të tjera, koncesionin e papërfunduar të Aeroportit “Nënë Tereza”, si një shkelje flagrante të ligjit dhe të Kushtetutës.

“Ky ligj dhe marrëveshja shtesë koncesionare, - tha Meta, në konferencën e sotme për shtyp, -  ka nivelin më të lartë të antikushtetueshmërisë, por edhe të korrupsionit legjislativ në qeverinë dhe në kuvendin tonë një partiak. Shtesa arbitrare është kryer në kundërshtim me rregullat.  Kjo kontratë shtesë koncesionare është mbajtur larg syrit të publikut. Në faqen zyrtare të Kuvendit nuk është bërë ende publike. Arsyeja është e thjeshtë fshehja nga sytë e publikut të kësaj procedure krejtësisht antikushtetuese, skandaloze dhe ligjore”.

Meta e ka denoncuar me tone të forta, aferën e qeverisë në zgjatjen e kontratës dhe i ka drejtuar pyetje të hapura direkte, Ministrisë së Financave se kur dhe si e përgatiti me shpejtësi aq të rrufeshme, para zgjedhjeve, projektligjin që dërgoi në Kuvend.

Meta tha se për projektiligjin që i sillet Kuvendit në janar 2021, i është dashur vetëm një ditë qeverisë që ta propozojë dhe miratojë këtë ligj kaq të rëndësishëm, ndërkohë që Komisioni i Ligjeve e ka miratuar në 8 shkurt. Është shumë e qartë se me çfarë urgjence ka vepruar qeveria për miratimin e kësaj kontrate, - theksoi Meta.

Kjo marrëveshje e bërë me kaq nxitim zgjat pa asnjë lloj gare zgjat me 13 vjet koncensionin e Aeroportit të Rinasit, kur duheshin edhe 6 vite për të mbyllur kontratën e mëparshëm. Pra, pas atyre viteve, duhen edhe 13 vite të tjera, deri në 2040.

Meta theksoi në fjalën e tij se kontrata u nënshkrua në Kamëz. Por, kur u nënshkrua ajo?! Ishte një nga pyetjet që Meta i drejtoi Qeverisë.

“Kur e përgatitët dosjen për t’ia përcjellë Këshillit të Ministrave, dosjen, brenda një dite?!”

Fshehja nuk shpëtoan askënd nga përgjegjësia ligjore, theksoi Presidenti ndër të tjera.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari24/02/2021 20:27

PSE TE MOS E MARRE VETE SHTETI PRONESINE E AEROPORTIT TE RINASIT? AEROPORTI NDERKOMBETAR I RINASIT TANI ESHTE I MODERNIZUAR DHE KONFORM STANDARTEVE TE BE DHE ATYRE NDERKOMBETARE. AI MUND TE MENAXHOHET MJAFT MIRE NGA VETE SHTETI DHE ME SHUME AVANTAZHE EKONOMIKE PER BUXHETIN E SHTETIT. PSE CFARE DI SHEFQET KASTRATI PER MENAXHIMIN E AEROPORTEVE NDERKOMBETARE? CFARE EKSPERIENCE KA CET KASTRATI NE MENAXHIMIN E AEROPORTEVE NDERKOMBETARE??? KUSH FISHIHET PAS EMRIT DHE FIRMES SE SHEFQET KASTRATIT, I CILI NGA NJE SHITES MAKINASH NA U SHNDERRUA PAPRITMAS NE NJE MENAXHUES AEROPORTESH??!!! PORTET DHE AEROPORTET E SHQIPERISE JANE ASETE KOMBETARE DHE T'I KTHEHEN SHTETIT URGJENTISHT!!!

Shto koment

Denonco