'Shqiptarët me çmimin më të lartë të energjisë': Programi i PD për Energjinë, sipas Dr. Entela Shehajt

'Shqiptarët me çmimin më të lartë të energjisë': Programi i PD për Energjinë, sipas Dr. Entela Shehajt

11:50, 24/02/2021
A+ Aa A-

Dr. Entela Shehaj, pedagogia e fushës së ekonomisë, ka hapur prezantimin e Programit të Partisë Demokratike për Energjinë sot në krah të Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Në fjalën e saj, Dr. Shehaj tha:

Gjate 8 viteve të fundit, ashtu sikurse gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë shqiptare, edhe sektori i Energjisë ndodhet në një situatë shumë të vështirë në të gjithë përbërësit e tij, energjinë elektrike, gazin natyror, sektorin mineral dhe atë të naftës. 

Ndonese energjia eshte sektor strategjik per vendin, gjate ketyre 8 viteve sektori është tërhequr zvarrë nen shenjen e korrupsionit dhe paaftesise dhe sot rezulton të jetë në gjendje kolapsi, ku nevoja për reforma të thella dhe investime është domosdoshmëri.

Pikerisht ky plan reformash te thella e te domosdoshme do te prezontohet sot nga zt. Basha.

Eshte nje plan reformash konkrete, te prekshme, te arritshme, te studiuara mire nga profesionistet me te mire te ketij sektori.

Eshte nje plan i cili do te sjelle jo vetem zhvillimin e sektorit, por edhe qindra e mijera vende pune te hapura, cmime te energjise te perballueshme per familjaret dhe konkurrese per biznesin, investime te shumta vendase dhe te huaja si dhe kontribut thelbesor te sektorit ne rritjen e ekonomise shqiptare.

Eshte nje plan qe do te realizohet dhe do t`ia shnderroje faqen per mbare Shqiperise.

Shqiptaret sot paguajne çmimin më të lartë të energjisë elektrike në vendet e Ballkanit Perëndimor pas Mali të Zi, dhe Shqiperia renditet e 21-ta në Europë për çmimin e lartë të energjisë duke lënë pas edhe vende të tjera të zhvilluara, si Franca, Holanda, Suedia, Anglia etj.

Në studime të kryera nga institucione ndërkombëtare, si ‘Enterprise Survey 2019’ i kryer nga Banka Boterore, 43% e kompanive në Shqiperi e identifikojnë furnizimin me energji elektrike si problemin kryesor. Rreth 59% e tyre deklarojnë se u ndërpritet energjia në mënyrë periodike, e ndërsa afërsisht gjysma e kompanive të pyetura deklaruan se mbajnë e përdorin një gjenerator.

Image

Sipas ketij studimi, biznesi në Shqipëri humb rreth 2% të produktit të tij vjetor, ose rreth 180 milionë euro, kjo për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike dhe dëmtimit të proçesit të prodhimit. Eshte e qarte tashme per te gjithe se gjate ketyre tete viteve, qeveria nuk ka dashur, pavarësisht detyrimeve ligjore e angazhimeve zyrtare, te implementoje qofte edhe mimimumin e reformave në sektorin e energjisë elektrike. Kjo ka penguar bërjen funksionale të bursës të energjisë e për pasojë moskrijimin e një tregu funksional e të liberalizuar të energjisë.

Deri më sot hapja e tregut te energjise ka qënë e papërfillshme. Për më tepër mungesa e reformave po pengon komercializimin e kompanisë më të madhe prodhuese në vend, KESH sh.a, duke e penguar atë të kryejë investime në burime të tjera të prodhimit të energjisë elektrike. Nga ana tjetër, pavarësisht propagandës qeveritare e dajakut qeveritar mbi qytetarët e bizneset, performanca e Operatorit të Shperndarjes se Energjise Elektrike, OSHEE sh.a., është tejet problematike për shkak të korrupsionit masiv, investimeve të munguara apo të dështuara si dhe nepotizmit rilindas.

Gjithashtu, kompanitë më të mëdha, që janë kompanitë shtetërore në pronësi të qeverise, KESH, OST dhe OSHEE, janë të zhytura në një zinxhir borxhesh të ndërsjellta që vazhdon të rritet, e kjo për po të njejtat shkaqe, korrupsionit, paaftësisë dhe mungesës së vullnetit politik për ti zgjidhur ato. Në tregun e energjisë elektrike nuk ka konkurrueshmeri.

Cdo investim, shtetëror apo privat, është i paracaktuar nga Qeveria. Kjo është arsyeja që edhe kontratat e PPP-të, edhe pse të qepura e të ujdisura nga ‘mjeshtrat’ e rilindjes, nuk zbatohen, sepse nuk bien dakord për ndarjen e pjesëve. Klima e biznesit është mbytëse. Korrupsioni gjithashtu. Qeveria i ka vendosur investitoret dhe gjeneruesit privatë, që perbejne pjesë të rëndësishme dhe vitale të sistemit, në vështirësi të medha për shkak të ndryshimit të shpeshtë të kontratave, Kjo gjë ka krijuar pasiguri dhe dekurajon investimet private në sektor. Aspak me e mire eshte situata ne sektorine Gazit Natyror.

Në 31 Dhjetor 2020, TAP, një prej projekteve energjitike madhore në nivel global që qeveria e PD me sukses e ka sjellë në Shqipëri, njoftoi zyrtarisht fillimin e operacioneve komerciale.

Marreveshja e TAP me Shtetin Shqiptar ka krijuar të gjitha kushtet që Shqipëria të përfitojë nga TAP që prej ditës se parë të fillimit të operacioneve. Por, për shkak të neglizhencës së qeverisë aktuale, ende nuk ka asnjë zhvillim konkret për ndërtimin të paktën të tubacionit të lidhjes së TEC-it Vlorë me TAP e aq me pak për zhvillimin e rrjetit të gazit në vend e në rajon.

Nëse TEC Vlora do të ishte operacional, kostua e energjisë elektrike në vend do të ishte sot më e ulët. Qeveria aktuale nuk ka ditur po ashtu të përfitojë as nga konjuktura shumë e favorshme dhe avantazhet e pozitës gjeografike të vendit tonë, për të tërhequr investime në LNG dhe stacione rigazifikimi, ndërkohë që kjo gjë po bëhet aktualisht nga fqinjët tanë (Mali i Zi dhe Kroacia).

Sektori Minerar vuan gjithashtu nga problematika të theksuara negative, që kushtëzohen nga mungesa e zbatimit të ligjit dhe korrupsioni i administratës. Kuadri rregullator i këtij sektori të rëndësishëm ka pësuar ndryshime të shpeshta, si p.sh. në paketën fiskale me rritje të menjëhershme të taksave, të pamenduara, e të pakonsultuara. Keto problematika kane përkeqësuar ndjeshem klimen e biznesit duke sjellë ulje të investimeve private, vendase dhe të huaja. Politika e qeverisjes rilindase për këtë sektor ka bllokuar investimet zhvillimore.

Rritja e ketyre investimeve do te nxiste prodhimin minerar, rritjen e rezervave minerare, punësimin, dhe të ardhurat e sektorit të cilat janë në nivele shumë të ulta. Sektori gjithashtu vuan ekzistencën e informalitetit sidomos të produkteve që përdoren brenda vendit, të cilat po të merren në konsideratë në raportet zyrtare, do të rrisnin kontributin e këtij sektori me të paktën mbi 20 % të asaj që deklarohet.

Sektori i Naftës është gjithashtu një sektor mjaft i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, një pasuri kombëtare e cila vecanërisht këto vite të qeverisjes së majtë, ka vuajtur dhe vazhdon të vuajë korrupsion të lartë, kontrabandë, shpërdorim të pasurisë publike, monopolizim “de facto” te segmenteve të tregut, cmime të larta dhe cilësi të ulët të produktit fundor. Ky sektor në vitet e fundit është duke vuajtuar një klimë aspak miqësore të biznesit në Shqipëri, një kuadër rregullator konfuz dhe një administratë jo profesionale, të paaftë dhe të korruptuar.

Gjithashtu, siguria juridike, si nje faktor shumë i rëndësishëm për investitorët e huaj veçanërisht në këtë sektor, është goditur rëndë vitet e fundit. Te nderuar Miq, Ne kemi punuar sebashku me Lulzim Bashen per te formuluar nje plan real, konkret dhe te arrritshem te reformave te thella ne sektorin e energjise. Ne jemi besimplote qe do ta ndryshojme kete sektor dhe gjithe Shqiperine, per te miren tone te perbashket. “.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco