VIDEO/ Alibeaj takim në Divjakë: Qeveria vetëm gënjen, askush nuk ka marrë subvencione

VIDEO/ Alibeaj takim në Divjakë: Qeveria vetëm gënjen, askush nuk ka marrë subvencione

12:40, 24/02/2021
A+ Aa A-

Drejtuesi politik i qarkut Fier Enkelejd Alibeaj, ka zhvilluar një takim me fermerët dhe banorë të Divjakës.

Gjatë bashkëbisedimit, Alibeaj është shprehur se askush nga fermerët nuk ka marrë subvencione, ndërsa qeveria  vetëm gënjen.

‘Pakënaqësia e krijuar nga rilindja dhe qeverisja e saj duke mashtruar çdo ditë fermerët me premtime boshe nuk vlen më për Divjakasit!

Image

Askush nga fermerët e vegjël nuk ka marrë subvension e dalin na gënjejnë çdo ditë në TV pa pikën e turpit.

Fermerët e Divjakës kanë probleme të shumta si rrugët e parcelave, me mungesën e energjisë elektrike në parcela, me konsumin e madh të karburantit dhe askush nga pushtetarët nuk do t’ia dijë dhe pastaj flasin për rimbursime.

Shqiptarët dhe banorët e Divjakës nuk gënjehen më nga mashtrimet e Ramës dhe qeverisë së tij në ikje’, tha Alibeaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco