PR arrin marrëveshje me PD, dalin bashkë më 25 prill

PR arrin marrëveshje me PD, dalin bashkë më 25 prill

12:12, 24/02/2021
A+ Aa A-

Partia Republikane ka nënshkruar sot marrëveshje me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.

Ishte i fundit që mbylli negociatat me kryetarin e Partisë Demokratike, por kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ishte i pari që firmosi marrëveshjen e koalicionit “Shqipëria Fiton” me Bashën.

Duke folur për mediat pas takimit me kryedemokratin Basha, Mediu tha se marrëveshja në fjalë përcakton përfaqësimin e partive politike nga ana e PD në zgjedhje. Po ashtu, Mediu tha se kjo marrëveshje e firmosur nga Basha dhe aleatët përmbyll qëllimet për fitore.

Pas Mediut, në selinë blu për të firmosur marrëveshjen është paraqitur kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka.

“Është konsideruar çdo gjë që është e vlefshme për ta bërë sa më mirë çdo parti dhe çdo kandidat, në mënyrë që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme dhe më 25 prill të fitojnë shqiptarët. Kjo marrëveshje ka përmbledhur të gjitha marrëdhëniet, qëndrimet, që i shërbejnë fitores. Marrëveshja i jep autoritetin ligjor PD, si parti lider, që të përcjellë në KQZ raportet politike të çdo partie politike”, tha Mediu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shkodrani i varfer24/02/2021 15:51

ARRITJE E MADHE ME THANE TE DREJTEN.......... POR PD-se I TAKON QE NJE POST MINISTRI ME JA DHANE MEDIUT.....mekense njehere e shkatrroj gjysmen e Shqipnise, tash ti sulet gjyssmes qe i ka mete.....

Shto koment

Denonco