Basha: Do liberalizojmë tregun e energjisë, do zhdukim gjeneratorët!

Basha: Do liberalizojmë tregun e energjisë, do zhdukim gjeneratorët!

11:55, 24/02/2021
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka shpjeguar pikat kryesore të Programit të PD për energjinë elektrike dhe karburantet në Shqipëri, se çfarë do të ndryshojë menjëhërë që pas zgjedhjeve të 25 prillit në këtë sektor të rëndësishëm të jetës.

Veç faturave të shtrenjta të energjisë elektrike, një pyetje që troket në kokën e çdo qytetari u ngrit sot nga Basha:“Pse janë në gjendje kaq të keqe rrugët e Shqipërisë” kur e ke bërë për herë të fundit? Pse qytetet tona përmbyten çdo dimër? Pse ca reshje bore të paralajmëruara paralizojnë të gjithë akset tona kombëtare?”

Dhe po vetë kreu i opozitës e dha përgjigjen, e dha edhe zgjidhjen, planin e tij.

“Jam i sigurtë që të gjithë e dimë përgjigjen, - tha ai. - Të gjithë tashmë e dinë se Shqipëria ka ngecur në vendnumëro me Ramën këto 8 vite, ndaj nuk kemi përparim në asnjë drejtim: as në ekonomi, as në shëndetësi, as në turizëm, dhe as në integrim. Shqipëria nuk mund të mbetet edhe 4 vite të tjera në vendnumëro me Ramën.

Ka ardhur koha të ndryshojmë, sepse ata që e lanë këtë vend në baltë nuk mund ta çojnë atë drejt suksesit.

Gjatë 8 viteve të dështimit të Ramës, na thanë se çmimi i energjisë nuk mund të ulet. Por ja që është e mundur! Dhe kjo varet vetëm prej nesh.

Nëse duam ndryshim, duhet të heqim qafe Ramën dhe të ulim çmimet.

Ndaj kemi punuar prej muajsh mbi një plan pune efikas, që do të çojë në uljen e çmimit të energjisë dhe do të përmirësojë gjendjen ekonomike në Shqipëri.

Sot jam i lumtur t’ju prezantoj disa nga pikat kryesore të këtij plani. Ta fillojmë me energjinë.

Thelbi është të krijojmë konkurrencë, e cila do të sjellë uljen e çmimeve. Edhe për këtë plan ne i qëndrojmë parimit: nëse nuk do ta zbatojmë, nuk do të kërkojmë një mandat tjetër.

Ja edhe pikat kryesore të planit tonë Shqipëria Fiton Energjinë: Ne do të ulim faturën e energjisë elektrike për 70% të familjeve shqiptare duke ngritur një sistem faturimi me dy fasha dhe duke ulur çmimin e energjisë për ata që konsumojnë deri në 300 kv/orë në muaj.

Ne do të liberalizojmë tregun e energjisë elektrike, duke u dhënë konsumatorëve mundësinë të zgjedhin vetë se te cili operator do ta blejnë energjinë.

Në funksion të kësaj, angazhimi ynë kyç është ngritja e bursës së energjisë. Biznesi do te furnizohet më lirë dhe më mirë, duke rritur kështu konkurrueshmërinë e tij dhe mundlësitë për të gjeneruar punësim.

Ne do te zhdukim nga qarkullimi gjeneratorët, sepse është skandal për ekonominë shqiptare që në vitin 2021, siç e degjuam edhe nga vetë të dhënat e Bankës Botërore, gati gjysma e bizneseve deklarojnë se përdorin gjeneratorin për furnizim. Investimet në rrjetin e shpërdarjes do të shkojnë atje ku duhet, dhe jo ne xhepat e administratoreve të korruptuar.

Kompanitë publike do t`i kthejmë në ekonomikisht të qëndrueshme, me fokus kryesor mirëadministrimi i OSHE-së. Unë angazhohem për bashkimin e tregjeve të energjisë me Kosovën duke kombinuar prodhimin nga TEC-et në Kosovë për energji eletrike bazë ndërsa ajo e prodhuar në Shqipëri do të përdoret për të mbuluar kërkesën në kohën e pikut."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco