Anëtarësimet në FRPD, Këlliçi: Jemi të gjithë bashkë për t'i larguar këta parazitë të Ramës

Anëtarësimet në FRPD, Këlliçi: Jemi të gjithë bashkë për t'i larguar këta parazitë të Ramës

11:19, 24/02/2021
A+ Aa A-

Kreu i forumit rinor të Partisë Demokratikë Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim në zonën e Astirit.

Ai në një shenim në faqen e tij në facebook tregon edhe për anëtarësimet e saj në organizatën rinore të PD.

“Anëtarësimet e reja na japin energji të reja për të fituar betejën e 25 prillit”. “Bashkë do fitojmë!”, shkruan Këlliçi.

Ja postimi i plotë:

Të rinjtë shqiptarë nuk vuajnë nga amnezia. Janë dëshmimtarë të këtij 8-vjeçari depresiv. "Punë jo gjumë" thonë parazitët e administratës Rama.

Po të kishte punë nuk largoheshin të rinjtë. Janë djem e vajza të arsimuar që nuk rrojnë me propagandë. Jemi bërë të gjithë bashkë për t'i larguar këta parazitë zyrash.

Falenderoj çdokënd që na bashkohet! Me Covid-in sheshit jemi të detyruar të takohemi vetëm me disa prej tyre. Anëtarësimet e reja na japin energji të reja për të fituar betejën e 25 prillit. Bashkë do fitojmë!

Image

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco