VIDEO/ Pjesë e '1 milion shuplakave', i zhgënjyeri kërkon ndryshim

VIDEO/ Pjesë e '1 milion shuplakave', i zhgënjyeri kërkon ndryshim

10:41, 24/02/2021
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon takimet me qytetarët në Tiranë, duke u njohur kështu më nga afër me problemet dhe shqetësimet e tyre. Sot një qytetar ka ngritur dyshime se votat mund të manipulohen, mes të tjerash i tregon kryedemokratit se në zgjedhjet  e fundit ka bërë fushatë për Partinë Socialiste, dhe se kjo e fundit nuk i është përgjigjur në asnjë moment.

Diskutimi mes qytetarit dhe Bashës:

Lulzim Basha: Të falënderoj për mikpritjen.

Qytetari: U lumshin këmbët që erdhët, se s’i kemi parë ata të tjerët hiç.

Lulzim Basha: Për çfarë të vijnë ata tek ty?

Qytetari: Jo, po të vijnë njëherë ata, se do u themi këto që po të themi ty, do i them edhe atij.

Lulzim Basha: Shpirtin ta morën me gjoba.

Qytetari: O po na grinë fare.

Lulzim Basha: Pronat i vodhën. Për çfarë të vijë ai tek ty?

Qytetari: Çfarë të them unë ty?

Qytetari: Thelbi i fushatës ishte ajo, fusni dorën në xhep, çfarë keni më shumë, çfarë keni më pak, pse të bëjmë kot si politikanë dhe si financiarë. Ne nuk do zgjidhim bursën e New York-ut. Vëlla, unë nuk kamë lekë aq sa kam patur, pikë mbaroi. Tani a e shikon se çfarë ka mbetur, vetëm pleq e plaka, a të ikim edhe ne?! Hajde mo, se po ikim, le të rrijnë këta.

Lulzim Basha: Atë do ai.

Qytetari: Ore unë e di që këtë do ai, por ne çfarë të bëjmë. Ne do ta bëjmë detyrën, do ta dërgojmë, por si do na e mbash votën…Si do na e dalësh nga ajo se e hodhi në kuti dhe… se këto janë me laps, unë votoj këta me laps aty. Ky po lë shtëpinë e vet se paska hallin tonë. Ja pra ku e ka hallin tonë, s’na ka ardhur njëherë. Po të ma thotë pra një se unë prandaj ia dhashë votën. Jam pjesë e një milionë shuplakave unë vëlla, e kam dy herë të vuajturën. Zotrote, ke votuar PD 2013, unë kam votuar këtë.

Lulzim Basha: Ty të dhëmb dyfish më shumë.

Qytetari: Dyfish pra prandaj po të them. Biles edhe në fushatë elektorale kam qenë për zgjedhjet e Velisë, kam qenë në Petrelë. Asnjë gjë s’na kanë ndihmuar vëlla. A kupton?! Kam shkuar si përfaqësues biznesi në OSHEE, kur u bë reforma për energjinë elektrike, është bërë nëmi në autostradë. Duhet ta dish domethënë. U prenë e u lidhën prapë.

Lulzim Basha: E di.

Qytetari: S’është e ndershme kjo. Tani sa do e shtyjmë me këtë? Unë vajta 35 or shok.

Lulzim Basha: 2 muaj.

Qytetari: Por s’po durojmë dot as dy muaj mor, a kupton ti?! S’po durojmë dot as 2 muaj.

Qytetari 2: 2 muaj do durojmë. S’kemi ça i bëjmë.

Qytetari: Po do durojmë, do durojmë, se ne kemi duruar 20 vite.

Lulzim Basha: Atë ditë e keni ju në dorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco