Meta viziton familjen e Klodian Rashës, pritet nga nëna dhe babai

Meta viziton familjen e Klodian Rashës, pritet nga nëna dhe babai

10:39, 24/02/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ditën e djeshme ka bërë një vizitë në familjen e të ndjerit Klodian Rasha, i riu që u vra nga një efektiv policie në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 8 dhjetor në zonën e Laprakës.

Raportohet se Meta është pritur nga babai dhe e nëna e Klodianit dhe të afërm të tyre.

Sipas familjarëve, Meta ka preferuar që të shkojë në familjen e tyre për ngushëllim në këtë moment për shkak se sipas tyre presidenti nuk ka dashur që kjo vizitë të politizohej.

Kujtojmë se vrasja e Klodian Rashës nga efektivi Nevaldo Hajdaraj solli reagime të forta, deri në protesta të dhunshme për disa ditë me radhë në kryeqytet dhe jo vetëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 24/02/2021 19:21

Ka vajtur se do voten

Shto koment

Denonco