'Bjeruni kokës me votë' - zgjidhja që ofron Edmond Spaho

'Bjeruni kokës me votë' - zgjidhja që ofron Edmond Spaho

08:47, 24/02/2021
A+ Aa A-

"Bjeruni kokës me votë!". Kjo është zgjidhja që iu ofron Edmond Spaho, Nënkryetar i PD-së, fermerëve korçarë të lënë në mëshirën e Zotit, nga qeveritarët e sotëm.

"Fermerët në Korçë nuk shesin dot prodhimet e tyre. Qepët, mollët, patatet kalben dhe iu hidhen derrave për ushqim, - tregon Spaho një rast në video. -  Kjo është rrjedhojë e indiferencës së qeverisë Rama, e cila mbështet grosistët e importit në vend të prodhimit vendas.

Bjeruni kokës me votë! - i jep drejtim, Spaho, fermerëve të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë, si rrugën e vetme të zgjidhjes së krizës së tyre. - Në 25 prill, Rama humbet dhe fermerët e Shqipëria fitojnë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco