Shkodra përllogarit dëmet e përmbytjes, Ademi: Duhet të përballohen nga Buxheti i Shtetit

Shkodra përllogarit dëmet e përmbytjes, Ademi: Duhet të përballohen nga Buxheti i Shtetit

09:43, 23/02/2021
A+ Aa A-

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi tha se kanë nisur verifikimin e dëmeve nga vërshimet në zonën e Shkodrës, "në mënyrë që të kemi një vlerë financiare të përllogaritur mirë e cila do të duhet të përballohet nga buxheti i shtetit."

Ujërat fundosën mbi 4 mijë ha tokë bujqësore, dëmtuan banesa, stalla, rrezikuan bagëti dhe shkatërruan të mbjellat dhe bazën ushqimore për bagëtitë për më shumë se 40 ditë me radhë.

Qeveria nuk iu përgjigj thirrje së Bashkisë së Shkodrës për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në tre njesi administrative të goditura më rëndë.

Në një video të publikuar sot, Ademi tha se "skuadra që punon për shërbimin e pastrimit të kanaleve kulluese, aktualisht ndodhet në fshatin Trush, Nj.A. Berdicë dhe në Pentar të Nj.A. Dajç.

Pastrimi i kanaleve kulluese vazhdon të mbetet prioritet dhe sipas një plani të përcaktuar, ne punojmë në territor, tashmë edhe si një nevojë shtesë për rivënien të shfrytëzim të tokave bujqësore të liruara nga uji i përmbytjeve, për të rehabilituar të gjitha dëmtimet e bëra në kanalet kulluese.

Kontretisht, po punojmë për pastrimin e kanaleve kulluese KKll, KKlll në Nj. A. Berdicë n. fshatin Trush dhe në Nj. A. Dajç, fshati Pentar. Bëjmë të mundur të pastrojmë kanalet kulluese qoftël nga mbetjet disa vjeçare por njëkohësisht edhe aty ku janë dëmtuar nga përmbytjet për të rehabilituar sa të mundemi situatën shumë të rëndë të lënë nga përmbytjet e këtij viti.

Paralelisht, grupet e verifikimit në terren por bëjnë edhe evidentimin e këtyre dëmeve, në mënyrë që të kemi një vlerë financiare të përllogaritur mirë e cila do të duhet të përballohet nga buxheti i shtetit.

Bashkia Shkodër do të vijojë punën pa ndaluar në mënyrë që të bëjmë të mundur që kontributi i njerëzve, i fermerëve, i qytetarëve, i të gjithë atyre që jetojnë në Shkodër, të përdoret sa më me eficencë, për të arritur një produkt të mirë kur bëhet fjalë për punimet për standartin dhe efektshmërinë e punës aty ku me të vertetë ka nevojë."
 

Stuata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër, datë 23.02.2021

Sipërfaqe totale e përmbytur 1140 Ha

Tokë e pakultivuar                290 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe     820 Ha

Grurë                                       10 Ha

Bimë Dekorative                    18 Ha

Pemetore                                  2 Ha
????

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco