Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Proces me ritëm breshke/ Ja shifrat e nevojshme për vaksinimin

Proces me ritëm breshke/ Ja shifrat e nevojshme për vaksinimin

09:19, 23/02/2021
A+ Aa A-

Sipas INSTAT, Shqipëria ka 26,275 të moshuar mbi 85 vjeç dhe 55,689 nga 80 vjeç deri 84 vjeç. Qeveria nisi të dielën vaksinimin e moshave mbi 80-vjeçare dhe rreth 400 të moshuar morën dozën e parë të vaksinës. Por, këta të përzgjedhur nga qeveria mund të jenë për një kohë të gjatë të vetmit të moshuar të vaksinuar.

Shqipëria mori dje 8190 doza të tjera të vaksinës “Pfizer”, të cilat do të shërbejnë për vaksinimin e pjesës tjetër të mjekëve.

Nga 23 mijë mjekë e infermierë, deri tani, sipas ministres, janë vaksinuar rreth 4500. Për vaksinimin e të gjithë mjekëve duhen rreth 46 mijë doza vaksine. Sipas kontratës së publikuar me “Pfizer”, Shqipëria brenda tremujorit të parë pritet të marrë rreth 40 mijë doza vaksine, që normalisht do të shërbenin për të vaksinuar bluzat e bardha.

Por, me një vendim tjetër, qeveria filloi edhe vaksinimin e mbi 80-vjeçarëve. Nëse do të vazhdojë me këtë strategji, atëherë duhet që për 82 mijë të moshuarit të gjenden 164 mijë doza “Pfizer” ose “Moderna”. Rama theksoi dje se shumë shpejt do të merrte nga një vend mik rreth 360 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca”. Por kjo vaksinë në vendet e BE-së po përdoret për moshat nën 65 vjeç. Pra, nuk i shërben moshës së tretë. Në këto kushte, duket se qeveria do të përzgjedhë, pasi ka filluar vaksinimin e 400 prej tyre, se kush nga 82 mijë të moshuarit do të jetë i sigurt nga Covidi dhe kush jo.

Një tjetër problem është se për të vaksinuar të gjithë të moshuarit ose pensionistët mbi 65 vjeç, do të duhen 840 mijë doza vaksinash “Pfizer” ose “Moderna”. Shqipëria ka 420 mijë të moshuar mbi 65 vjeç. Ndërsa për të vaksinuar të gjithë popullsinë, pra, nga mosha 19 vjeç e lartë, për 2.1 milionë banorë do të duheshin 4.2 milionë doza. Këtu përfshihen të gjitha llojet e vaksinave.

Qeveria zotohet se brenda 14 muajve do të arrijë të vaksinojë të gjithë popullatën, por të ketë dozat e nevojshme. Kjo do të thotë se do të jetë e aftë të injektojë rreth 300 mijë doza në muaj, ose rreth 10 mijë doza në ditë pa asnjë ndërprerje.

Kjo mbetet një sfidë e vështirë, si për shkak të mungesës së vaksinave, ashtu edhe për shkak të logjistikës që do të duhej. Sidoqoftë, deri tani, qeveria zyrtarisht ka hapur procesin e vaksinimit të mbi 80-vjeçarëve dhe për ta mbyllur do t’i duhen 164 mijë doza vaksine “Pfizer”, shkruan Panorama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco