ME VIDEO/ Çfarë 'kanë hequr' qeveritarët e Rilindjes në dy mandate?

ME VIDEO/ Çfarë 'kanë hequr' qeveritarët e Rilindjes në dy mandate?

08:46, 23/02/2021
A+ Aa A-

“Të mos harrojmë çfarë kemi hequr” – është shprehja “lapidare” e Kryeministrit Edi Rama si përmbledhje e tetë viteve të tij në pushtet. Një përgjigje të plotë, me renditje një për një të asaj që vërtet ka hequr kryetari i PS dhe kreu i qeverisë në pushtet, ia ka dhënë sot Partia Demokratike, po me gjuhën e tij, të cilën, ish-Kryeministri Sali Berisha e ka publikuar në internet me këtë shënim: “Një video interesante. Ju ftoj ta ndiqni dhe shpërndani sipas dëshirës”.

Rama dëgjohet në video: “Kemi marrë goditje të rënda dhe jemi përballur me sfida të mëdha. E di që disa prej jush jeni të pakënaqur që nuk janë përmbushur të gjitha pritshmëritë e këtij mandate të dytë. As unë s’jam i kënaqur.  Jo sot por asnjëherë. Por të mos harrojmë çfarë kemi hequr….”

Por, çfarë kanë hequr qeveritarët e Rilindjes në dy mandate?

“Ju keni hequr shumë në fakt. Aq sa keni trefishuar pasuritë. Keni rritur taksat dhe borxhin publik. Keni shpërdorur 6.2 miliardë euro të shqiptarëve. Keni kriminalizuar politikën. Keni kanabizuar vendin. Keni kaluar Sirinë për numrin e azilkërkuesve. Keni lënë Shqipërinë në vendnumëro. Keni dhënë më shumë se 2 miliardë euro me PPP dhe aty ku po aktron, keni falsifikuar firmën e Sekretarit Amerikan të Shtetit për të fituar 20 milionë euro për 1 km rrugë…të mos harrojmë!”

Dhe videon e PD përfundon me premtimin, drejtuar Ramës: “Jo, nuk do të harrojmë!”  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco