Karagjozllëqet që duhet të marrin fund, për një kuti e gjysmë me vaksina

Karagjozllëqet që duhet të marrin fund, për një kuti e gjysmë me vaksina

07:54, 23/02/2021
A+ Aa A-

Dje Borati me dy sejmenë doli sërish në Rinas për të pritur një kuti e gjysmë me vaksina (një kuti me pesë kartonë dhe një kuti me dy kartonë) dhe nisi deklaratat e zakonshme:
Së pari, përralla me vendin mik që bujarisht na dhurojnë vaksina.

Nga Erion Dasho.

Borati e ka për zemër këtë përrallë pasi ajo çimenton më tej figurën e “babait” të cilën ai u mundua ta krijonte me çdo kusht gjatë pandemisë. Në fakt këto janë dozat e Pfizer të cilat janë kontraktuar kush-e-di se me çfarë çmimi stratosferik, ndërsa dozat e AstraZeneca-s që priten së shpejti janë dozat e COVAX-it.

Së dyti, përralla me vendet e pasura që si kuçedra po thithin të gjithë vaksinat nga vendet e varfërt. Në fakt në raport me vaksinat nuk ka vende të pasur dhe të varfër, por ka vende të përgjegjshëm dhe të papërgjegjshëm. As Izraeli dhe as Serbia nuk janë vendet më të pasura në planet, por janë ndër vendet më të suksesshme.
Izraeli ka administruar 83 doza për 100 banorë, duke vaksinuar plotësisht 34% të popullatës dhe me një dozë gati 50%. Serbia është vendi i dytë më i suksesshëm në Europë duke administruar 18 doza për 100 banorë (vetëm Britania e Madhe ja kalon në Europë). Serbia ka aplikuar deri tani 1,250,000 doza të vaksinës, ose gati 200 herë më tepër se Shqipëria.

I dashur Borat!

Nuk ta kanë fajin as kompanitë prodhuese dhe as vendet imperialiste që kanë halë në sy Shqipërinë e Boratit që qëndron si shkëmb dhe histori “suksesi” në breg të Adriatikut. E ke fajin vetë! Serbia dhe Izraeli i kanë nisur negociatat në maj 2020, kurse ti u kujtove në dhjetor 2020 kur bënë uljet e Krishtlindjeve dyqanet e bojërave të New York-ut.

Boll me përrallat me miq misteriozë dhe armiq imperialistë!

Boll me karagjozllëqe!

Je bërë i padurueshëm...
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco