Ulqinaku: Gabuam me mjekun e familjes. Dasho: Shqipëria teston më pak se disa vende afrikane

Ulqinaku: Gabuam me mjekun e familjes. Dasho: Shqipëria teston më pak se disa vende afrikane

22:08, 22/02/2021
A+ Aa A-

Specialisti i Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku në Çim Peka Live pranoi se infeksioni Covid-19 në Shqipëri është një trend në rritje.

‘Është e vërtetë që në Shqipëri kishte një trend ngjitës. Po ti marrim si numër absolut rastesh, me përjashtim të Maqedonisë, që ka 1 milion banorë më pak se ne, të gjitha vendet e tjera kanë një numër rastesh shumë më të madh se ne.

Serbia kaloi një pikë që kishte 9 mijë raste në ditë. Bosnja 6 mijë raste në ditë. Ne nuk e kemi arritur asnjëherë këtë pikë. Në raport me popullsinë ata janë shumë më tepër se ne.

Ne renditemi në vendin e 58 në botë. Nuk ka testuar më shumë Kosova se ne. Po të kishim kërto mendime që kemi tani, duhet ta kishim futur mjekun e familjes që në fillim.

Por nuk i kishim këto mendime.

Mospërfshirja e mjekut të familjes në fillim, ishte se ne nuk donim që të hapnim vatra të infeksionit.

Debati i plotë

Dasho: Ka vende afrikane që testojnë më shumë se Shqipëria. Qeveria vetëm sa bëri agresion mendor gjatë pandemisë, vuri qytetarin në presion dhe në fund fare fshehu edhe numrin e vdekjeve.

Shala: Nuk kemi pasur akuza për fshehje të numrit të vdekjeve në Kosovë. Kemi pasur transparencë që nga fillimi i pandemisë.

Koduzi: Kurba e numrit të infektimeve në Shqipëri është në rritje, ndërohe që çdo vend të rajonit ka rënie

Ulqinaku: Nuk e dinim që pandemia do kishte këtë rritje

Dasho: Pse nuk e dinim? Dështim i kryeministrit jo i yti. Më vjen keq që barra të ka mbetur ty.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco