‘Tepsia e Ramës u bë dajre. Timoni do shofer…’/ Këlliçi me të rinjtë: Më 25 prill do ndahemi nga hiçi 8-vjeçar

‘Tepsia e Ramës u bë dajre. Timoni do shofer…’/ Këlliçi me të rinjtë: Më 25 prill do ndahemi nga hiçi 8-vjeçar

21:06, 22/02/2021
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka vijuar takimet me banorët dhe të rinjtë e Yrshekut dhe Katundit të Ri, nga ku ka theksuar se të rinjtë duan të shohin dritë në fund të tunelit, duan motiv për të besuar tek Shqipëria.

‘PD ka përballë Hiçin llafazan Veliaj dhe piktorin haluçinant Rama që sheh kudo aviona që ulen në Vlorë, Sarandë e Kukës. Me peshkun në det e tiganin në zjarr, barku mbetet bosh. Tepsia e Ramës u bë dajre. Timoni do shofer’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

25 prilli do të na ndajë nga e shkuara e premtimeve populiste, me shëndetësi falas, aeroporte madhështore, 300 mijë vende pune imagjinare, e fantazi të tjera të një individi që vizaton aeroporte në zyrën e shtetit.

PD ka përballë Hiçin llafazan Veliaj dhe piktorin haluçinant Rama që sheh kudo aviona që ulen në Vlorë, Sarandë e Kukës. Me peshkun në det e tiganin në zjarr, barku mbetet bosh. Tepsia e Ramës u bë dajre. Timoni do shofer. Të rinjtë duan të shohin dritë në fund të tunelit. Duan motiv për të besuar tek Shqipëria.

Me ekipin e FRPD dhe të rinjtë e Yrshekut e Katundit të Ri, biseduam gjatë për nevojën emergjente për ndryshim. Më 25 prill do të ndahemi nga hiçi 8-vjeçar e do të bëjmë përpara si vendet e tjera europiane. Koha për ndryshim erdhi!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco