Vasili: Rama e ktheu Tiranën në lavatriçen kryesore të pastrimit të parave

Vasili: Rama e ktheu Tiranën në lavatriçen kryesore të pastrimit të parave

21:43, 27/01/2021
A+ Aa A-

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i ftuar në emisionin ‘Aktualitet’ të gazetarit Bejdo Malo në Faxnews, akuzoi kryeminstrin Rama në lidhje me organizatat mafioze, të cilat ndodhen në Shqipëri dhe e kanë kthyer vendin në listën gri të pastrimit të parave.

Sipas tij Shqipëria nuk ka qenë pjesë e asaj liste për një kohë të gjatë, por me ardhjen në pushtet të Ramës tashmë Tirana është lavatriçja kryesore e pastrimit të parave.

Ndër të tjera Vasili u shpreh se Rama është përballë një akuze të madhe publike dhe për këtë duhet të jap llogari si për qytetarët po ashtu edhe për drejtësinë shqiptare.

“Dosja ka pasur materiale edhe të gjysmës së dytë të 2020 pra të freskëta dhe për dhimbjen e madhe të kryeminstrit këto realitet ku pohohet qartë që organizatat mafjoze janë këmbëkryq mes Tiranës atë për të cilën Shqipëria sërisht është kthyer në listën gri të pastrimit të parave jo rastësisht. Kjo nuk ka qenë pjesë e asaj liste për një kohë të gjatë u rikthye në qeverisjen e këtyre mori një provë të re që lavatriqja kryesore e pastrimit të parave është Tirana.

Edi Rama është përballë një akuzë të madhe publike bashkë me Erion Veliajn dhe me të tjerë të cilët sigurisht një hetim i thelluar edhe në stilin e antimafias italiane në rast se do të ndodhte edhe unë nuk jam optimist ashtu sikurse edhe ju, por sigurisht do të ishte një hap i detyruar për drejtësinë shqiptare pasi llogarinë e ka të hapur me qytetarët. Qytetarët tashmë i njohin faktet dhe kërkojnë reagim”- u shpreh Vasili.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco