Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Meta: Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur më herët. 25 prilli, koha për një përmbysje të madhe

Meta: Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur më herët. 25 prilli, koha për një përmbysje të madhe

21:09, 27/01/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për Alb365 me gazetarin Xhemil Beharaj, u shpreh ndër të tjera se 25 prilli është momenti për një përmbysje të madhe, ndërkohë që sipas tij zgjedhjet duhet të ishin mbajtur më herët.

Pyetje (Xhemil Beharaj - Alb365): Si e shihni atmosferën politike në prag të zgjedhjeve të reja, pasi kanë ngelur më pak se 90 ditë?

Presidenti Meta: Të  gjithë ndajmë të njëjtin mendim, që zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë, në kuptimin e zgjidhjes së shumë problemeve ekonomike e sociale, që jo vetëm nuk kanë marr një drejtim por, janë majisur tepër rëndë, duke shtuar akoma më shumë varfërinë dhe padrejtësitë ndaj qytetarit të thjeshtë, të palidhur politikisht me pushtetin, në nivel qendror apo vendor.

Është evidente, se tashmë vendi përballet me dy probleme të mëdha, bllokimin e integrimit europian, pra me mosçeljen e negociatave prej kaq kohësh, si dhe me ritmet dramatike të shpopullimit, largimit masiv i të rinjve dhe forcave më aktive, në një asimetri me vendet e tjera të rajonit.

Shpopullimi dhe pasojat e tij, ndihen besoj nga vetë mësuesit, nga shkollat 9-vjeçare, të mesme dhe  Universitetet, ku çdo vit ka gjithnjë e më pak regjistrime, mbyllen shkolla dhe degë në fakultete.

E ndjejnë sipërmarrësit, të cilët kanë paqëndrueshmëri të fuqisë punëtore, madje nuk kanë shpesh fuqi punëtore për shkak të largimeve.

E ndjen ekonomia shqiptare dhe mbi të gjitha ndihet në familjen shqiptare, që po tkurret dhe po përjeton kriza të mëdha.

Ndaj është koha për një përmbysje të madhe.

Pyetje: Ju u shprehët që politika është e majisur.!

Presidenti Meta: Problemet janë majisur dhe nuk kanë marrë zgjidhje.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco