Çollaku: Zgjedhjet e 14 shkurtit janë referendum edhe për LDK-në

Çollaku: Zgjedhjet e 14 shkurtit janë referendum edhe për LDK-në

21:04, 27/01/2021
A+ Aa A-

Kreshnik Çollaku, i ftuar në Çim Peka LIVE, komentoi situatën e krijuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës përpara zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ai e nisi duke thënë se qëndrimet e tij nuk reflektojnë qëndrimet e Partisë Demokratike, duke nënvizuar se nuk është mirë që të ndërhyjmë në politikën e dy vendeve.

Por ai tha se kriza në Kosovë ka nisur për shkak të marrëdhënieve me Serbinë.

Ai tha se zgjedhjet e shkurtit do jenë referendum edhe për LDK-në.

“Marrëdhëniet me Serbinë krijuan një krizë edhe brenda LDK-së.

Cila ishte kriza? Një pjesë e LDK-së, dhe këtu kam parasysh Vjosa Osmanin, refuzoi që të thyhej nga presioni që vinte prej jashtë Kosovës, dhe presionit ndaj të cilit u thye një pjesë e lidershipit të LDK-së.

Kjo krijoi krizë brenda LDK-së, që solli përjashtimin jo të ndershëm të Vjosa Osmanit. Ky incident do të ketë pasoja.

Në Kosovë më 14 shkurt do të ketë dy referendume: si do përcaktohet Kosova në marrëdhëniet me Serbinë. Por do jetë edhe një referendum brenda LDK-së. A i dha baza e LDK-së të drejtë Vjosa Osmanit, apo atyre që iu dorëzuan presionit që vinte nga jashtë”, tha Çollaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco