Meta: SPAK të nisë menjëherë hetimet për zyrtarët e përfshirë në përgjimet e Ndrangheta-s

Meta: SPAK të nisë menjëherë hetimet për zyrtarët e përfshirë në përgjimet e Ndrangheta-s

21:02, 27/01/2021
A+ Aa A-

Presidenti Meta në një intervistë të dhënë për Alb366, ka thënë ndër të tjera se SPAK duhet të nisë menjëherë hetimet për zyrtarët dhe sekserët që janë përfshirë në përgjimet e Ndranghetas.

Pyetje: Nga një anë kemi që Bashkimi Europian, apo Amerika, thotë luftoni korrupsionin, pasi është shumë i madh. Shohim këtu që bëhen arrestime në stade të vogla tip drejtorësh. Ndërkohë, kohët e fundit po flitet për përgjime, në lidhje me Ndrangheta-n. Ka ende emra të qeverisë dhe të politikës shqiptare,  janë në poste të ndryshme, të cilët po lakohen dhe nuk po mbahet një qëndrim, ku duhet  të dalin hapur dhe të thonë është apo nuk është e vërtet? Mendimi Juaj si President i Republikës, që qëndroni mbi palët, cili është?

Presidenti Meta: Jam shprehur qartë për pyetjen konkrete që Ju bëni.

Për çështjen, që është në hetim në Itali, për gjithçka që përmendet Shqipëria, për çdo zyrtar, sipërmarrës dhe sekser shqiptar, padyshim duhet urgjentisht të nisin hetimet nga Prokuroria jonë dhe nga SPAK.

Fakti, që kemi një çështje në Itali, ku përmenden shumë raste nga Shqipëria, është mëse i mjaftueshëm, që të hetohet menjëherë edhe në vendin tonë.

Së dyti, është bërë evidente nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, që ne jemi një vend mjaft problematik, sa i takon fenomenit të pastrimit të parave.

Njëkohësisht, është e qartë që ka rënë kredidhënia për ndërtimin në përgjithësi dhe se ka një financim të jashtëzakonshëm për ndërtimin e shumë kullave në Tiranë, që vendosin pikëpyetje mjaft serioze për burimet e financimit.

Pyetje: Pretendoni për një mandat të dytë në krye të Presidencës, apo  do të ktheheni tek LSI?

Presidenti Meta: Unë jam i shqetësuar për daljen e Shqipërisë nga shinat e procesit të integrimit europian.

Sikurse jam mjaft i shqetësuar, prej  kohësh, për daljen nga shinat kushtetuese të gjithë shtetit.

Ky është shqetësimi im kryesor, rivendosja e vendit sa më shpejt në shinat e Kushtetutës dhe të Integrimit Europian.

Ashtu sikurse jam mjaft i shqetësuar dhe i brengosur prej vitesh për fenomenin  e shpopullimit të Shqipërisë, për mosdhënien e mundësive të rinjve për të qendruar në vend, për të mos investuar në edukimin e tyre më cilësor sipas kërkesave të tregut të punës, si  dhe për të mos iu siguruar atyre një perspektivë me punë më të mirëpaguar.

Këto janë shqetësimet e mia kryesore. Nuk është shqetësimi im  se cili do të jetë pozicioni im në të ardhmen. Në çdo rast unë do të jem në Shqipëri, do të jem midis shqiptarëve dhe në shërbim të tyre.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 27/01/2021 21:54

O meta o mendere shqyer.Superplera Rama me shoke do denohet aq sa u denove ti kur kerkoje 700 mij eurot.Ju jeni kurvat dhe armiqte e ketij vendi

Shto koment

Denonco