‘Do merremi me Shqipërinë’/ Çfarë thoshte në 2019-ën prokurori që zbuloi lidhjet e Ndraghetas me Rilindjen

‘Do merremi me Shqipërinë’/ Çfarë thoshte në 2019-ën prokurori që zbuloi lidhjet e Ndraghetas me Rilindjen

20:03, 27/01/2021
A+ Aa A-

Kjo është një intervistë e kreut të Prokurorisë së Catanzaros Nicola Gratteri për organizatën mafioze Ndragheta, impaktin e mafies në shoqëri dhe instrumentet për ta luftuar dhënë gazetarit Massimiliano Montefameglio në vitin 2019.

Ndër të tjera, prokurori i hekurt që çoi pas hekurave 48 persona gjatë operacionit “Profil i ulët”, mes tyre dhe shqiptarë dhe zbuloi lëvizjen ilegale të miliona eurove, teksa Shqipëria ishte mes vendeve të zgjedhura për pastrimin e parave.

Ndër të tjera, teksa flet për drogën e mafien, Gratteri thotë se në të ardhmen do të merremi shumë me Shqipërinë, duke ilustruar me aktivitetin e shqiptarëve në Holandë.

“Në të ardhmen besoj se ne do të merremi shumë në Europë me Shqipërinë, sepse mafia shqiptare është shumë e fortë në Shqipëri. Ekziston një nivel i frikshëm i përhapjes dhe korrupsionit. 1/3 e Shqipërisë është mbjellë në marijuanë. Shqiptarët janë shumë të fortë dhe shumë prezentë në Holandë, sa që qeveria holandeze është shumë e shqetësuar dhe po mendojnë të modifikojnë ligjin për drogat, mbi të gjitha për konsumin, shitjen e të ashtuquajturave droga të lehta. Sidoqoftë në Holandë nuk është e legalizuar shitja, është e toleruar, që është diçka ndryshe dhe është e lejuar në disa bare për të poseduar jo më shumë se gjysmë kg marijuanë dhe ta shesësh. Mendohej se ishte një zgjidhje e problemit, realisht në vitet e fundit kanë parë se kanë pasur një kërcim të krimeve”, thotë Gratteri në video (min.53).

“Ky hetim është sinteza e asaj që kemi thënë për dekada – tha pak ditë më parë prokurori i Catanzaro Nicola Gratteri për operacionin “Profil i Ulët” në Crotone i cili çoi në 48 masa paraprake. “Ndrangheta qëllon më pak dhe ka gjithnjë e më shumë marrëdhënie me sipërmarrje dhe politika”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco