Paloka i përgjigjet Ballës: Rama bën biznes me mafian, ai po shkatërron Shqipërinë

Paloka i përgjigjet Ballës: Rama bën biznes me mafian, ai po shkatërron Shqipërinë

15:20, 27/01/2021
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pas deklarimeve të disa eksponentëve të Rilindjes ku lëshohen akuza ndaj opozitës, pas zbulimit të skandalit të lidhjeve të qeveritarëve të majtë me Ndrangheten.

Për Edi Palokën, “ai që po shkatërron Shqipërinë dhe dëmton reputacionin e saj ndërkombëtar është Edvin Rama!”

Ja postimi i plotë:

Ai që bën biznes me mafian, që trefishon pasuritë e tij dhe të ministrave, që dërgon ministrat në darka luksoze në Dubai ndërsa vendi permbytet...Eshtë ai dhe vetem ai që po shkatërron Shqipërinë dhe dëmton reputacionin e saj ndërkombëtar, Edvin Rama!

E vetmja mënyrë për ta rikthyer Shqipërinë tek suksesi dhe shpresa , është të largojme Ramën !E kjo është pikërisht ajo që do të bëjmë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 27/01/2021 20:15

Po ju si opozit pse flini Gjume?Pse nuk ngriheni ne protesta???

Shto koment

Denonco