Meta: Marrëveshjen e firmosa, qeveria të sigurojë vaksinat për popullsinë

Meta: Marrëveshjen e firmosa, qeveria të sigurojë vaksinat për popullsinë

12:52, 27/01/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka bërë të ditur se ka firmosur marrëveshjen me kompaninë Pfizer për sigurimin e vaksinave.

Në mesazhin e tij, Meta bën thirrje që të bëhet çdo përpjekje për të siguruar vaksinimin e popullissë.

Presidenti ka dekretuar 3 aktet qe lidhen me kete proces.

Njoftim i i Presidencës:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar me shpallje,

- Ligjin nr. 1/2021 ‘Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 38, datë 31.12.2020, të Këshillit të Ministrave ‘Për dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit e vaksinës anticovid-19, të cilët janë të certifikuar nga Departamenti Amerikan i Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe/ose Agjencia Europiane e Barnave (EMA) për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me këtë vaksinë’’.

- Ligjin nr. 2/2021 ‘Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 1, datë 10.1.2021, të Këshillit të Ministrave ‘Për miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anticovid-19 në Republikën e Shqipërisë, si dhe përdorimin e tyre në popullatë’’.

- Ligjin nr. 3/2021 ‘Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave ‘Për miratimin e marrëveshjes së nënshkruar për ‘Prodhimin dhe furnizimin ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik’’.

Presidenti i Republikës, i bën thirrje Qeverisë, që nëpërmjet një plani të qartë dhe efikas të angazhohet seriozisht me të gjitha burimet, për mbulimin e nevojave të popullsisë për vaksinim, brenda një kohe sa më të shkurtër dhe përmes një protokolli shëndetësor të sigurtë, që garanton ruajtjen e vaksinës në parametra të sigurtë, me qëllim efektivitetin e saj.

Kreu i Shtetit thekson domosdoshmërinë e informimit të duhur të qytetarëve për vaksinën dhe karakteristikat e saj, sipas rregullave, që normojnë këtë proces me kaq rëndësi.

Transparenca është thelbësore në demokraci, veçanërisht në luftën kundër kësaj pandemie tepër të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco