Gazetarja që zbardhi Ndraghetën shpërthen ndaj medias së pushtetit: Shkofshi në djall

Gazetarja që zbardhi Ndraghetën shpërthen ndaj medias së pushtetit: Shkofshi në djall

10:44, 27/01/2021
A+ Aa A-

Gazetarja shqiptaro-italiane, Alba Kepi, e para që ka raportuar disa prej skandaleve më të rënda të lidhjeve të kësaj mazhorance me mafian italiane, reagoi me zemërim ndaj faktit se media në Shqipëri jo vetëm po hesht, por edhe po bën avokatinë në disa rasteve të këtyre aferave tronditëse.

Kepi ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin e Adi Krastës në SYRI TV, ku rrëzoi pretendimet e kryeministrit Edi Rama se dosja e Ndraghetës është mbyllur. Ajo tha se hetimet vazhdojnë dhe se aferat janë tronditëse. Kepi konfirmoi se ka folur për këtë çështje me prokurorin e antimafias, Nicola Gratteri, duke theksuar se media shqiptare nuk po bën asgjë për të zbardhur historinë e rëndë.

“Lexoj “bullshit e sajesa” të kolegëve gazetarë që nuk e kanë idenë se ç’është mafia! E PYES: Si kanë kurajo të flasin për diçka që nuk dinë e s’kanë lexuar. Kaq i fortë është deliri i madhështisë apo është “pakti me djallin” që i shtyn të flasin e të shkruajnë KUTURU.

E fatkeqësisht janë ata më të “dekoruarit” e më të ekspozuarit televizisht. Profesionalizmi e besueshmëria fitohet me paanësi e tregohet me atë çka sjellë mbi tavolinën e punës e jo me hamendësimet e miqve shqiptare...

Unë jam person e gazetare e lirë, e ju ftoj të ndiqni materialet investigative të Ora Neës, e cila ishte media e parë që përcolli skandalin me prova të dokumentuara që në orën 7.00 të mëngjesit të ekzekutimit të operacionit. E deri më sot me gjithë punën kolosale që po bëj prej ditësh, nuk jam intervistuar në asnjë edicion qendror lajmesh, dhe pse shoh se me punën time ndizen reflektorë të atyre që punën e investigimin duhet ta nisnin në Shqipëri, që atë mëngjes kur raportova rëndësine e këtij operacioni, e jo të “kuturizonin” investigimet e antimafias.

Po ashtu siç dokumentova skandalin ‘Tahiri’, që e bllokuan duke e lënë në standby për disa ditë radhazi, apo skandalin e plehrave të Tiranës me mafien e Veronës, që e bllokuan sapo nxora shumë dosje të tjera lidhur me to, apo skandalin e gomoneve që niseshin nga Shqipëria drejt Italisë, raportet ekskluzive e intervista ekskluzive me njerëzit më të mirë të drejtësisë europiane.

Të “dekoruarit” i ftoj të punojnë e të rrëfejnë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri me miqtë e mafiozëve e medaljet t'i fitojnë pa miqtë “shqiptarë”, “kushërinjtë”, “vëllezërit”, “motrat”. NATEN të nderuar! Nuk kam më besim në asgjë! Me sinqeritetin e dashurisë së profesionit e pa delirin e madhështisë, POR veç të respektit e seriozitetit për njerëzit që kam punuar me vite për këtë operacion them: Shkofshi në djall e bashkë me paktin e djallit! Andate a lavorare!!!... aty ku është miniera e lajmeve  që nuk jeni të lirë t’i përcillni sepse jeni të përlyer!” shkruan gazetarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Noni27/01/2021 16:30

Bravo me ? per guximin dhe punen kolosale te gazetares se nderuar Z. Kepi . Mendoj se te gjithe shqiptaret duhet t' ju falenderojne per kete sherbim kaq te vlefshem qe i beni ketij populli e ketij vendi . Kjo pune madheshtore , per zbulimin dhe percjelljen e ketyre dokumentave , me skandalet e mafiozeve kriminele te qeveritareve shqiptare , kaq te renda e dramatike per nje vend si Shqiperia , eshte domosdoshmeri apsolute per t'ju hapur syte shqiptareve qe jane te verbuar , nje pjese mjerane nga varferia e padija e gjithaneshme ne te cilen i kane zhytur kjo lukuni e rilindjes , ndersa nje pjese nga luksi i parave , mbasi i kane shitur shpirtin dhe gjitheshka , lugatit ne krye te rilindjes .

Shto koment

Denonco