Lajmi i fundit

Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e RAI-t në Itali: Telefonata e Ramës, ndërhyrje e papranueshme në lirinë e medias

Mjekësia shqiptare ka marrë goditje në themelet e veta

Mjekësia shqiptare ka marrë goditje në themelet e veta

08:40, 27/01/2021
A+ Aa A-

Nga Erion Dasho.

Mjekësia shqiptare ka marrë goditje në themelet e veta - humanizmi, etika dhe deontologjia mjeksore!

Një sanitare që rrjep pacientin, ndërkohë që kolegët e vetë nuk i japin mjekimin e nevojshëm (me sa duket sepse sanitarja i mbante për vete paret), një punonjës shëndetësie që vjedh aparatin CPAP të pacientit të vdekur dhe një infermiere që tërheq para nga llogaria e pacientit të vdekur janë situata të paimagjinueshme.

Vetëm një vend në krizë të thellë morale dhe shoqërore prodhon përbindësh të tillë, një shoqëri ku fryma e abuzimit, vjedhjes dhe kusarisë vjen nga qeveritarët dhe drejtuesit thellësisht të korruptuar dhe depërton në formë kapilare deri tek rojet dhe sanitarët!

Sistemit shëndetësor i është shembur sot gjithçka, duke nisur nga themelet dhe duke përfunduar tek çatia.

Këtë nuk e fsheh dot as spektakli me qendra shëndetësore të bojatisura, as vaksinimet farsë në stadium dhe as spitalet që ndërtohen me shkop magjik!

Koha për një reformë shëndetësore rrënjësore që do ta bëjë "reset" krejt sistemin...
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco