Pasuria e ish-drejtoreshës së doganave/ Elisa Spiropali pa shtëpi, por me plot para

Pasuria e ish-drejtoreshës së doganave/ Elisa Spiropali pa shtëpi, por me plot para

16:26, 26/01/2021
A+ Aa A-

Me ndryshimet që përfshinë kabinetin e Ramës pas protestës së studentëve, Elisa Spiropali u zgjodh ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin në dhjetor 2018.

Më parë, Spiropali ka mbajtur postin e drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave.

Elisa Spiropali ka përfunduar studimet në Lester B. Pearson College, Kanada. Rezultatet e larta i japin mundësinë të fitojë një bursë universitare në Mount Holyoke College, Massachusetts, SHBA, ku diplomohet në vitin 2005, me titull nderi në dy degë universitare; Politikë dhe Ekonomi, me specializim në Ekonomi Politike dhe Ekonomi Zhvillimi.

Znj. Spiropali është angazhuar në politikë në vitin 2009 dhe është aktualisht deputete dhe nënkryetare e Grupit Parlamentar Socialist, Sekretare për Aleancat dhe Bashkëqeverisjen si dhe zëdhënëse e Kryesisë së Partisë Socialiste.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga viti 2013 deri në fund të vitit 2018.

Skeda e pasurisë familjare e deklaruar nga Elisa Spiropali për vitet 2013-2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2013, Elisa Spiropali deklaronte pasuri me vlerë 2.3 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e deklaruar kap vlerën e 5.8 milionë lekëve.

Pjesa kryesore e pasurisë përbëhet nga kursimet në cash në vlerën e 3.4 milionë lekëve, të ndjekura nga likujditetet bankare prej 1.5 milionë lekësh dhe automjete me vlerë 800 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 9.7 milionë lekë, nga të cilat 67% burojnë nga paga e Znj. Spiropali dhe 23% nga paga e bashkëshortit. Një zë i rëndësishëm në burimin e të ardhurave është edhe një kontratë shitjeje e një automjeti nga bashkëshorti, që zë gati 10% të të ardhurave totale.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 5 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” qëllimin e paqartë të një kredie bankare si dhe vlerën e lartë të kursimeve të mbajtura në gjendje cash në shtëpi.

Kredia bankare deklarohet në vitin 2017 nga Spiropali dhe bashkëshorti i saj, pa sqaruar qëllimin apo përdorimin e kësaj kredie.

Sa i përket kursimeve në cash, Spiropali dhe bashkëshorti i saj zotërojnë në fund të vitit 2018 shumat 22 mijë euro dhe 500 mijë lekë, duke tejkaluar kufirin ligjor të parave që mund të mbahen jashtë sistemit bankar prej 1.5 milionë lekësh.

Vlen gjithashtu për t’u theksuar se Znj. Spiropali dhe bashkëshorti i saj nuk deklarojnë asnjë shtëpi në pronësi apo në përdorim./ BIRN/ 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Spiro26/01/2021 20:08

    Eshte e sigurt qe Spiropali genjen qe ka mbaruar kolegjin Lester B pearson College Kanada.Ky kolegj eshte nje kolegj privat.Eshte e sigurt qe zonjush Spiropali ka qendruar vetem 2 vjet ne kanada.Ka bere 2 vjet gjimnaz dhe nuk dihet e ka mbaruar ate apo jo.Mbas 2 vjetesh ne kanada ( rreth 18 vjece) ka shkuar ne USA.Mund ta pyesni zonjush Spiropalin kur ka filluar dhe kur e ka mbaruar .Kolegjin Lester B Pearson .dhe ne cilin qytet te Kanadase., se ai shtrihet ne shume qytete..A e dini ju cdo te thote te mbarosh nje kolegj atje, nuk duhen muaj por mbi 4 vjete .Ajo e ka marre ate diplome fallco pasi eshte bere zonje madhe ketu ne Shqiperi.Po te doni ju e zhbironi komplet Spiropalin.Ajo genjen per shkolle , pale per pasurine.e vjedhur.

    Leo26/01/2021 19:03

    Moj Donika uaaaa edhe une kam me shume para se ty! He tani mos bej keshtu ku i ke futur ke ndonje vend te fshehte? Ndonje grope? Ndonje apo disa Banka andej ku s'kapet gje? Une punoj punoj megjithese kam para po prap nuk harij te blej per gruan nje nga ato cantat firmato si te tuat!!!! Donike Donike.....

    Spiro26/01/2021 18:32

    Shikoni mire te dhenat qe ka dhene Spiropali per shkollat qe ka bere.Ajo genjen.Ajo nuk ka mbaruar asnje shkolle te larte ne USA.Kjo duket qarte neqoftese ajo tregon kohen kur ka filluar dhe mbaruar shkollen e mesme ne Kanada.Kur ka filluar dhe mbaruar shkollen e larte ne USA si edhe kur ka mbrritur ne Shqiperi.E kam degjuar njehere ne fillimet e saje ne politike, kur u be drjejtoreshe doganash dhe nga.te thenat e saj nuk dilte llogaria.I binte qe ta kishte mbaruar shkolle e larte ne USA 35 vjece( aq do jete tani ).Besoj se them te verteten.Nuk vihet ne nje universitet amerikan pa aplikuar me pare.Ajo vetem.mashtron me letra fallco.Ka rrezik.edhe te medmen ne kanada nuk e ka mbaruar.Hyni ne shkollat e mesme kanadeze dhe do ta gjeni.

    Coli26/01/2021 17:56

    Po lereni ore Elisen.Cfare ju ben ajo?!Kos po ha.

    lushingabarbullushi26/01/2021 17:13

    Sa per info; nje shtepi vile jua tregoj une! Adresa: Peshtan Fiere.

    Shto koment

    Denonco