VIDEO/ Përmbytjet në Shijak, Paloka: Rilindasit kujdesen për xhepat e tyre, jo për shqiptarët

VIDEO/ Përmbytjet në Shijak, Paloka: Rilindasit kujdesen për xhepat e tyre, jo për shqiptarët

14:37, 26/01/2021
A+ Aa A-

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Durrësin Edi Paloka, ka bërë publike në faqen e tij në Facebook gjendjen e vështirë me të cilën po përballen pas reshjeve të shumta dhe mungesës së shtetit, banorët në disa zona të Shijakut.

'Edhe ketu banorët e drejtojnë gishtin nga pushtetarët që jo vetëm janë direkt përgjegjës për këtë situate që ka filluar vitet e fundit, po as nuk pranojnë të ndihmojnë e dëmshpërblejnë bizneset dhe familjet që kanë pësuar dëme të mëdha', shkruan Paloka.

Ja postimi i plotë:

Një situatë e vështirë si pasojë e përmbytjeve edhe në Shijak! Si për ironi pikërisht përballë godinës së bashkisë dhe rrotull saj janë dhjetra banesa që ju ka vajtur uji edhe mbi një metër në shtëpia e biznese.

Edhe ketu banorët e drejtojnë gishtin nga pushtetarët që jo vetëm janë direkt përgjegjës për këtë situate që ka filluar vitet e fundit, po as nuk pranojnë të ndihmojnë e dëmshpërblejnë bizneset dhe familjet që kanë pësuar dëme të mëdha.

Vetë bashkia është përgjegjëse direkt për përmbytjet në këtë zonë, pasi siç thonë banorët, ka mbushur me inerte lumin Erzen pikërisht tek këmbët e urës në hyrje të qytetit, për të ndërtuar parkim për makinat e zyrtarëve të bashkisë...!

Si kudo “rilindasit” kujdesen vetëm çfarë do fusin në xhepat e tyre, po nuk ju hyn fare në xhep në se qytetarët kanë probleme apo jo.

Drejtuesi politik i PD për Durrësin bashkë me kreun demokrat të Durrësit pas vizitës në zonat e përmbytura dhe të harruara nga qeveria dhanë një deklaratë për mediat.

DEKLARATAT E PLOTA TË NËNKRYETARIT TË PD, EDI PALOKA DHE KRYETARIT TË DEGËS PD DURRËS, FERDINAND XHAFERRI. 

EDI PALOKA

Situata nuk ka nevojë për shumë koment. Ju e shihni vetë, problemi është që nuk është hera e parë që ndodh kjo, është një problem i përsëritur dhe çfarë është më e rëndësishme është që nuk është për shkak të natyrës, por për përgjegjësitë e bashkisë dhe të qeverisë që nuk kanë marrë masa, megjithëse është rast i përsëritur. Vijnë vetëm vetëm për shëtitje, sa për t’u dukur që “ja po interesohemi” dhe realisht ju e shihni si janë shtëpitë. 

Ka njerëz të sëmurë brenda. Po më thonin banorët që janë edhe me Covid dhe oksigjen, shtëpitë janë të përmbytura dhe nuk kanë as ujë dhe interesimi është zero. 

Nuk jemi për të bërë politikë, por jemi realisht për të sensibilizuar, sepse nuk është reagimi I duhur. 

Para rreth dy javësh, ishim bashkë me Kryetarin e PD në zonat e tjera në Sukth, këtë thirrje u bëmë autoriteteve, bashkisë, qeverisë të marrin masa që të mos ketë përsëritje të tilla dhe ata vazhdojnë, ky është problemi.

Banorët kërkojnë zgjidhje, nuk kërkojnë gjë tjetër. Duan që bashkia dhe qeveria t’u japë një zgjidhje. Indiferenca është kriminale për mua. 

FERDINAND XHAFERRAJ 

Situata është e dhimbshme jo për faktin se dje gjatë gjithë natës, me qindra familje e kanë kaluar në errësirë, për dëmet shumë të mëdha që janë shkaktuar në bagëti dhe orendi, Por situata është e dhimbshme, sepse mund të parandalohej. Përmbytja ka ndodhur në 2016-ën, qeveria erdhi premtoi dëmshpërblime, premtoi zgjidhje. Dhe nuk dha as zgjidhje dhe dëmshpërblime. Kuptohet që në këto 8 vite shqiptarët e kanë parë këtë qeveri, e cila me llafe dhe me 3D thotë se punon për qytetarët, por me vepra punon vetëm për oligarkët. Por janë situata të tilla që e përplasin në fytyrë papërgjegjshmërinë e kësaj qeverie, ku edhe militantët më të zjarrtë të rilindjes janë pa fjalë. Kjo është arsyeja që kudo ka zemërim dhe shqiptarët mezi po presin që ta shporrin këtë bandë që po qeveris vendin.

Image

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco