Rama mbron Veliajn dhe veten me të njëjtin ‘film’ si ai për Roshin, Tahirin, Dakon, Xhafajn...

Rama mbron Veliajn dhe veten me të njëjtin ‘film’ si ai për Roshin, Tahirin, Dakon, Xhafajn...

13:36, 26/01/2021
A+ Aa A-

Edi Rama ka shfaqur përpara gazetarëve dhe opinionit shqiptar të njëjtin film që e kemi parë gjithmonë, sa herë që eksponentë të Rilindjes janë kapur në flagrancë si të implikuar me krimin e organizuar.

Këtë herë bëhet fjalë për të ngritur një alibi për Erion Veliajn, por edhe veten pasi të dy janë protagonistë të një skeme gjigante pastrimi parash dhe korrupsioni, e cila del qartë në përgjimet e anti-mafies italiane, pavarësisht se sa është realizuar në segmentin që ajo përfaqëson.

Sekuencat e filmit të stër-parë që shfaqi ditën e sotme Edi Rama janë të njëjtat me ato që realizoi për Elvis Rroshin me 7 emra, Vangjush Dakon me duart-akullore, Saimir Tahirin e kanabizimit të gjithë vendit në vitet 2015-2016, Fatmir Xhafajn dhe vëllanë e tij Agron-Geron, i cili ende po vuan burgun në Itali pas një operacioni të anti-mafies shumë vite më parë.

Por le të kujtojmë disa pasazhe nga i njëjti “film” por me protagonist të ndryshëm dhe si ato ngjajnë si pika uji, me alibinë që ngriti sot për Erion Veliajn dhe veten

“Kam besuar dhe me siguri do të besoj gjithnjë se të trajtosh një njeri si kriminel për vepra që nuk i ka bërë, është kriminale. Ishte kriminale dje dhe mbetet kriminale sot e gjithmonë, çdo shpifje, akuzë, fabrikim që synon të kriminalizojë një person për shkak të detyrës. Edhe Elvis Roshin!”, deklaronte po ky Edi Ramë edhe në qershor të vitit 2016.

“Saliu e ka ndërmarrë fushatën e tij të ndyrë të radhës këtë herë, për të baltosur Fatmir Xhafajn! Dhe në stilin e tij të vjetër e të neveritshëm bolshevik, ka ngritur një akuzë mbi një histori të sajuar këmbë e krye, për të vëllanë e Fatmirit. Një histori me drogë venezueliane, për babanë e dy fëmijëve që është në punën e tij të ndershme dhe ka vetëm një faj: Është vëllai i njeriut që drejton Komisionin e Posaçëm Parlamentar për reformën më të rëndësishme dhe më të vështirë të 25 vjetëve të fundit!”, thoshte po ky kryeministër edhe në gusht të vitit 2016.

“Ajo që di unë është kjo: Katania ka hetuar një grup kriminal dhe gjatë hetimit ka pasur biseda mes anëtarëve ku përmendej ministri i Brendshëm. Deri më sot prokuroria e Katanias nuk ka hedhur asnjë hap lidhur me Tahirin. Pa pasur një provë nuk mund të thuash “hajde ta çojmë në burg dhe shohim”, deklaronte Rama, menjëherë pas daljes së përgjimeve dhe shkatërrimit të organizatës Habilaj nga anti-mafia italiane.

“Vangjush Dako, që i janë qepur për ta kthyer në shënjestër duke e treguar si njeriun e lidhur me krimin, e mundi Saliun, shtetin me gjithë hordhitë e tyre në 2007, në 2011, pastaj në 2013 e në 2017. I kemi mundur me herë të tëra Saliun me hordhitë e tij”, thoshte po ky Edi Ramë nga Librazhdi menjëherë pas daljes së përgjimeve për vjedhjen e votave nëpërmjet krimit të organizuar në Durrës dhe më tej.

Pra 8 vite dhe dhjetëra kapje në flagrancë të kapjes së njerëzve të tij me pushtet si të implikuar me krimin dhe korrupsionin dhe fantazia e Edi Ramës, ka mbetur te e njëjta alibi bajate dhe i njëjti film që na shfaq sa herë që organizata e tij që qeveris, kapet me “presh në dorë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 26/01/2021 18:37

Si ka mundesi qe nje i droguar tallet me te gjithe ne?Si ka mundesi qe opozita fle Gjume dhe Populli hesht??Ky mjeran mendere shqyer na ben te gjithediturin.Te gjithe qe kapen mat sipas ketij nuk kane faj fajin e kane ata qe i kapin.Si puna me cmimin e energjise harxho shume te paguash pak e idiotesira te tjera si kjo.Poshte Rama me shoke

Shto koment

Denonco