‘Ndragheta hapi një dyqan të vogël rrobash’/ Mos i humbisni këto batuta

‘Ndragheta hapi një dyqan të vogël rrobash’/ Mos i humbisni këto batuta

13:26, 26/01/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e gjatë dhe të lodhshme për mediat se klani mafioz Ndragheta, ndër më të rrezikshmit në planet, ka hapur në Tiranë vetëm një dyqan me rroba. Kaq u desh dhe rrjeti shpërtheu me batuta. Lexoni më poshtë disa prej tyre:

Agim Xhafka

Rama qesëndis mafiozët kalabrezë që na paskan një dyqan rrobash në Tiranë dhe harron atë dyqankën e kinkalerisë në Berat të cilës ky kryeministër i dha koncesionin miliona eurosh për dializën. Gjuha vete ku të dhemb...bytha.

Gentian Gaba

Mafia serioze nuk hap dyqan rrobash; por një zyrë me tabelë Ndragheta dhe listën e shërbimeve të afishuar te dera. Po të dëgjosh lugatin, kot sa i kanë arrestuar. Duhet një protestë në Itali për këtë padrejtësi. “Lironi djemtë tanë”

Edi Oga

Një argument i thjeshtë për diskutimin se cila prej tyre është më e fortë. Ndraghetës herë pas here i kapin dhe i burgosin ndonjë kokë. Nga pushtetarët tanë, a kanë burgosur ndonjërin deri më sot?!

Genc Sejko

Ne japim kafe. Italianët jepkan derr të zi.

Lutfi Dervishi

Mos u përpiqni të lani derrin, thonë amerikanët, sepse harxhon kot edhe ujin edhe sapunin!

Briken Fejzullai

Karma vërtetë është ku*vë, po për të parë, sheh që i luan Zotin!- Saje Qorri

Ylli Dylgjeri

F&N- Bashkia e Tiranës vidhet rregullisht nga Fiku dhe Niku.

Klodian Tomorri

Ka një gjë aty te përgjimet e italianëve që tregon se sa shtet mjeran jemi ne.

Këtyre mafiozëve u shkonte shurra shtatë nga prokurori i Catanzaros, Gratteri. Gjithë ajo Ndranghetë, me ushtri killerash, me miliarda euro etj, etj, kur përmendin emrin e prokurorit në biseda i mbushnin brekët. Shtatë, nga një nëpunës i thjeshtë shteti.

Kurse drejtuesit e policisë tonë i kanë blerë me nga një kile sallam derri dhe djathë dhie.

Ja kaq i thjeshtë është ndryshimi. Pastaj vijnë dhe këta lart në qeveri, që janë vegjetarianë. Këta nuk e hanë sallamin. Duan vetëm cash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

E verteta 26/01/2021 17:54

Vertet mendoni se u genjyen me proshuta deri Ardit Velinjte tane. I don’t think so

Shto koment

Denonco