Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Rama shpall fitoren mbi 'Ndragheta-n' dhe 'zhduk' kullat gjigante në Tiranë!

Rama shpall fitoren mbi 'Ndragheta-n' dhe 'zhduk' kullat gjigante në Tiranë!

12:39, 26/01/2021
A+ Aa A-

I gjithë rrëfimi nervoz i kryeministrit, Edi Rama, përpara gazetarëve për çështjen e përgjimeve të anti-mafies italiane, ka pasur si fill të vetëm shmangien e një hetimi këtu në Shqipëri për ata elementë dhe individë që dalin nga dosja italiane.

Ai arriti deri aty sa të shpallë fitoren e tij kundër organizatës, Ndragheta, por nuk kërkoi që edhe nëse ka pasur thjesht tentativë për atë operacion të frikshëm të pastrimit të parave, të kryhet një hetim shqiptarë.

Rama në nervozizëm e sipër, madje, i habiti gazetarët kur ju bëri pyetjen retorike: Ku i shihni ju grataçelat dhe kullat këtu?!

“Pas më shumë se 1 viti udhëtimesh në Tiranë, dhe bisedimesh me njëri-tjetrin për investime që do të bëhen në Shqipëri, ato dështuan totalisht….Investimi ishte një dyqan i vogël për shitjen e rrobave të punës në 2018. Investimi i Ndranghetas në Shqipëri, Galo Albania, sipas bilancit në QKB, ka shitur 5 mln lekë mallra...Ku i shihni pallatet e grataçelat siç e përshkruan opozita, vendin e mafias, drogës?!”, deklaroi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Meta26/01/2021 13:04

O Traping ri i qete relaksohu! Nje lutje kam per ty....aman mos ma nxir me Doniken ne televizionet e kazanit.

Shto koment

Denonco