Bushati: Qasja e re e Greqisë në ushtrimin e të drejtës së detit dhe precedentët e krijuar, duhet të shërbejnë si mësim për ne

Bushati: Qasja e re e Greqisë në ushtrimin e të drejtës së detit dhe precedentët e krijuar, duhet të shërbejnë si mësim për ne

09:39, 26/01/2021
A+ Aa A-

Ish-ministri I Jashtëm Ditmir Bushati është ndalur sërish tek cështja e delimitimit të hapësirës detare Shqipëri-Greqi, zhvillimet më të fundit në lidhje me këtë cështje dhe mësimet që duhet të nxjerrë shqipëria nga gjithë këto zhvillime. Në një shkrim të gjatë me titull: “Dy ndryshime dhe një mësim”, ish-ministri ndalet gjerësisht tek përfundimi I marrëveshjeve të delimitimit të hapësirave detare me Italinë dhe Egjyptin, rifillimit të diskutimeve eksploratore me Turqinë si dhe deklarimit publik se delimitimi i hapësirave detare me Shqipërinë do të kryhet nga një gjykatë ndërkombëtare.
Bushati thekson se “Vendimi i Greqisë për të zgjeruar detin territorial në 12 milje në detin Jon është një mesazh i qartë politik që reflekton ndryshimet e dy viteve të fundit”.

Megjithëse ky hap i Greqisë ka efekte vetëm në zgjerimin e hapësirës së ujërave territoriale në detin Jon, ndërkohë që Turqia e konsideron çdo zgjerim në Egje një casus belli, është e qartë se jemi para një ndryshimi të qëndrimit tradicional të politikës së jashtme greke, e cila ka synuar gjithnjë që zgjerimin e Detit Territorial ta niste fillimisht nga Egjeu. Pra, ky ndryshim qëndrimi synon të diferencojë trajtimin e çështjeve të delimitimit të hapësirave detare me Turqinë, përkundrejt vendeve të tjera, por, duke përfituar sa të jetë e mundur nga precedentët që krijohen.

Rifillimi i diskutimeve eksploratore greko-turke, më shumë sesa një zgjidhje të problematikës së majisur mes dy vendeve, synon qetësimin e ujërave mes tyre, evitimin e sanksioneve të BE-së ndaj Turqisë, duke njohur rolin e pazëvendësueshëm të kësaj të fundit në Mesdhe dhe Lindje të Mesme, në pritje të një fotografie më të qartë të ekuilibrave të rinj në rajon, që priten të vendosen me administratën e re amerikane të Presidentit Biden.

Në kushtet kur Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohen një gjykate ndërkombëtare për delimitimin e hapësirave detare, qasja e re e Greqisë në ushtrimin e të drejtës së detit dhe precedentët e krijuar, duhet të shërbejnë si mësim për ne, për një orientim sa më të mirë, me qëllim arritjen e një ndarje të drejtë e të ndershme në detin Jon.

Nuk duhet harruar se marrëveshja e vitit 2009 ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, injoroi në kurrizin tonë precedentin e vendosur që në vitin 1977, për uljen e peshës së ishullit Othonoi në Shelfin Kontinental përballë tokës kontinentale. Precedent ky i konfirmuar edhe në marrëveshjet e fundit Itali-Greqi dhe Greqi-Egjipt.

Marrëveshjet e mësipërme vlejnë për të kuptuar se pavarësisht legjislacionit të brendshëm për gjerësinë e detit territorial, përparësi merr gjithnjë e drejta ndërkombëtare e detit dhe pasqyrimi i parimit të 12 miljeve në tërrenin gjeografik përkatës.

Greqia ndan Det Territorial vetëm me Shqipërinë dhe Turqinë, sepse distancat ndërmjet brigjeve janë më të vogla se 24 milje. Për pasojë, në dallim nga rastet e mësipërme me Italinë dhe Egjyptin, ku parimi i 12 miljeve përfitohet automatikisht nga Konventa e të Drejtës së Detit të Montego Bay, pa pasur nevojën e përcaktimit të një vije delimituese për Detin Territorial, në rastet Shqipëri-Greqi dhe Greqi-Turqi duhet të përcaktohen edhe vijat delimituese në Detin Territorial.

Precedentët e vendosur, sidomos në rajon, janë orientues për pritshmëritë dhe rezultatet e procesit gjyqësor që do të zhvillohet me Greqinë për delimitimin e hapësirës detare. Ndaj, lipset një qasje sistematike e institucioneve tona për të punuar në vijimësi për përmbylljen e proceseve të delimitimit edhe me Italinë e Malin e Zi, si prioritet strategjik dhe pse jo krijimin e precedentëve nga ana jonë. Tek e fundit, ushtrimi i së drejtës së detit duhet të rikonfirmojë rëndësinë e dimensionit mesdhetar të politikës sonë të jashtme, shkruan ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 26/01/2021 11:32

Nuk Duhet lejuar kurr qe greqia te marri ujerat tona.Eshte poshterim qe na behet.Eshte grabitje.Duhet te diskutohet ne parlament.Populli Duhet te ngrihet po qe nevoja dhe te luftojme.Greqi kurva mendere shqyera flet per te drejtat e saj???Po te drejtat tona ku mbeten??Ne nuk paskemi te drejta.Nqse flasim per drejtesi dhe te drejta greqi mendere shqyera me parlament pedofilesh nuk ploteson te drejtat e lirise njerezore dhe fetare.Sa Shqipetar dhe te huaj jane detyruar te ndryshojne Emerat dhe fene ne menyre qe te pranoheshin atje.Nga Sali ne Jorgo,Nga Kadrija ne Kristula.Nga Namik ne Janaq.Kush jane greket dhe kush eshte mender shqyeri Rama me shoke te tallen me Shqiperine dhe Shqipetaret???Askushi nuk jane??Jashteqitje jane dhe halera.Evrope thartira gjithemone na e ka bere me hile dhe pabesi.Greket nuk Duhet te jene ne evropen e bashkuar sepse nuk plotesojne kushtin kryesor lirine njerezore dhe fetare.Por halerat mbeten halera.Pastaj kryemendere shqyera Hollanda na ben veto dhe te forten.Hollanda qe lulezon nga tregetija e droges.Hollanda qe akoma ka skllaveri dhe trafikim njerezor.Sa e sa femra shfrytezohen ne prostitucion atje.Anglezet jo me kot i lejuan shtepite e barit sepse e pane qe po ja u merrte leket Hollanda.Poshte greqi mendere shqyera me Rame e kompani pederastesh.Rrofte Shqiperia,Kosova ,Cameria pjesa Shqipetare e malit te zi dhe maqedonise.Bashkim i shpejt i trojeve tona

Shto koment

Denonco