Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Meta bën thirrje: COVID-19 nuk ndalet me propagandë

Meta bën thirrje: COVID-19 nuk ndalet me propagandë

09:30, 26/01/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta bën thirrje për një plan të qartë për të përballuar pandeminë e Covid-19. Referuar shifrave të fundit, Kreu i Shtetit thotë se ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit. Në një status në Facebook, Meta shkruan se Covid nuk ndalet me propagandë

“Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga “Zëri i Amerikës”, numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4 përqind më shumë se një javë më parë.

Ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit.

Nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh, për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës.

COVID-19 nuk ndalet me propagandë.

Shëndeti dhe jeta e shqiptarëve duhet të jenë prioritet absolut”, shkruan Kreu i Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco