Kushtetuesja i rikthehet seancave, ja kërkesa e parë që do shqyrtojë

Kushtetuesja i rikthehet seancave, ja kërkesa e parë që do shqyrtojë

09:11, 26/01/2021
A+ Aa A-

Gjykata Kushtetuese do t’i rikthehet sot normalitetit pas gati 3 vitesh bllokim.

Vetingu shkarkoi pjesën dërrmuese të anëtarëve dhe kjo gjykatë mbeti vetëm me Vitore Tushën duke mos pasur kuorumin e nevojshëm për shqyrtimin e çështjeve. Në dhjetor numri i anëtarëve të rinj shkoi në 6 (7 bashkë me Vitore Tushën), duke krijuar numrat e nevojshëm për mbajtjen e seancave.

Sot do të zhvillohet seanca e parë dhe në rend dite është një kërkesë e Gjykatës së Tiranës me objekt: “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i togfjalëshit “nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit”, parashikuar në pikën 1 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe togfjalëshit "… i së njëjtës gjykatë”, parashikuar në pikën 3 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, të ndryshuar me ligjin nr. 35/2017.

Janë 25 çështje të bëra gati, që do të shqyrtohen nga gjashtë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

32 të tjera presin për mbledhjen e gjyqtarëve, më e rëndësishmja e të cilave është padia e shoqatës së bashkive, që kërkon shpalljen si antikushtetuese të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco